Açka kërkesë publike Berishës: Koha të reflektosh për ngjarje si ‘21 Janari’ ’97 apo…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja demokrate, Flutura Açka foli dje për zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike, ndërsa u shpreh se opozita nuk ka kohë për të humbur, por duhet të bashkohet për t’ju përgjigjur dhe bërë bashkë të gjithë demokratët.

Gjatë një prononcimi për mediat, deputetja Açka u shpreh se ka ardhur koha që politika e vjetër në PD, t’i lërë vendin politikës së re, duke shtuar se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të bëjë një hap pas, pasi sipas saj, ai nuk ka reflektuar për ‘97, Gërdecin dhe 21 janarin. “Me respekt për politikën e vjetër, por duhet të ndërrojmë kurs njëherë e përgjithmonë. Vërtet primaret mund të jenë të shëndetshme, por a kanë qenë vërtet të shëndetshme në këtë gjendje ku është PD. Disa prej zgjedhjeve nëpër rrethe janë kthyer në bumerang, të gjithë problematikat duhen parë sidomos në disa zona.

Nuk po flas për kokat  nxehta të grupeve parlamentare, por bashkimi duhet të vijë natyrshëm. Nëse duam të shërohemi duhet të shkojmë në thellësi të plagës. Unë kam dëgjuar zëra se po punohet për të ndarë partinë, por e kam thënë se nuk do të punoj me copëza partish, punoj për demokratët. Kur kam hyrë këtu Berisha ka qenë jashtë politikës. Berisha nuk ka reflektuar për ’97, Gërdecin dhe 21 Janarin dhe këtë unë nuk e pranoj. Kjo nuk ka të bëjë fare me non-gratat, sa kohë nuk as letra as dokumente. Unë e kam për ato tre gjëra për të cilat Berisha duhet të kishte reflektuar, ka qenë lidership në atë kohë. Unë punoj për bashkimin, por kam kushtet e mia”, deklaroi deputetja Açka.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV