Rusia paralajmëron hakmarrje bërthamore në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Dumës shtetërore ruse tha se premtimi nga Perëndimi që t’i ofrojë armë shtesë Kievit mund të çojnë në një nivel të ri luftën në Ukrainë, që mund të rezultojë në një “katastrofë globale”.

Vyacheslav Volodin shkroi në Telegram se “nëse Uashingtoni dhe shtetet e NATO-s furnizojnë me armë, që mund të përdoren për të goditur qytetet civile dhe për përpjekjet për të marrë nën kontroll territoret tona… kjo do të çojë në ndërmarrjen e masës hakmarrëse, duke përdorur armët më të fuqishme”.

Këto komente të kreut të Dhomës së Ulët të Parlamentit rus gjerësisht janë kuptuar se kanë të bëjnë me armët bërthamore. Ai i shtohet listës së zyrtarëve rusë të cilët së fundmi kanë kërcënuar me një përshkallëzim të madh të luftës së paprovokuar që Kremlini nisi kundër Ukrainës 11 muaj më parë.

Deklaratat po ashtu vijnë pasi përfaqësuesit e 54 shteteve javën e kaluar u mblodhën në Gjermani për të koordinuar ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën. Anëtarët e Grupit të Kontaktit për Ukrainën më 20 janar njoftuan për një paketë të re të armëve – përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore, raketa dhe armatime të tjera – me qëllim që të ndihmojnë Ukrainën të kryejë një kundërofensivë për të dëbuar forcat ruse nga territori ukrainas.

Në shtator, Rusia aneksoi katër territore ukrainase – rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut dhe rajonet jugore të Zaporizhjës dhe Hersonit – pasi mbajti të ashtuquajturat referendume.

Aneksimi i territoreve ukrainase u dënua nga Kombet e Bashkuara dhe ky veprim i Moskës njihet vetëm nga aleatët e saj në OKB, Siria dhe Koreja e Veriut.

Më 2014, Rusia aneksoi paligjshëm Gadishullin ukrainas të Krimesë pasi forcat ruse pushtuan këtë territor. Moska po ashtu mbështeti separatistët në luftën e tyre kundër forcave ukrainase në Donjeck dhe Luhansk. Ukraina është zotuar se do të rimarrë të gjitha territoret që janë pushtuar nga forcat ruse dhe ka thënë se heqja dorë nga territori i saj është i panegociueshëm në ndonjë dialog të mëvonshëm për paqe.

Lexo edhe :  Izrael, raketa Houthi e rrëzuar nga mbrojtja ajrore përplaset në një shtëpi

Volodin tha se Uashingtoni dhe Brukseli e kanë përgjegjësinë që të mos e përshkallëzojnë luftën në Ukrainë, ku forcat ruse janë dënuar ndërkombëtarisht nën supozimet se kanë kryer krime të luftës dhe kanë goditur caqet civile, infrastrukturën e energjisë, me qëllim që të dobësojnë fuqinë e Ukrainës gjatë dimrit.

“Anëtarët e Kongresit [amerikan], ligjvënësit e Budestagut, të Asamblesë Kombëtare të Francës dhe të parlamenteve të tjera evropiane duhet ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre ndaj njerëzimit”, shkroi Volodin. “Me vendimet e tyre, Uashingtoni dhe Brukseli po e çojnë botën drejt një lufte të tmerrshme: drejt një veprimi krejtësisht të ndryshëm ushtarak nga ai i sotmi”.

Volodin po ashtu i përshkroi si “të paqëndrueshme” argumentet e supozuara nga fuqitë bërthamore se ata nuk kanë përdorur armë të shkatërrimit në masë në konfliktet lokale. Sipas tij, “këto shtete nuk janë përballur me një situatë ku ekziston një kërcënim për sigurinë e qytetarëve të tyre dhe integritetit territorial të shtetit të tyre”.

Kremlini ka thënë se pushtimi i tij i paprovokuar i Ukrainë ka evoluar në luftë me SHBA-në dhe shtetet evropiane. Moska ka argumentuar se lufta është e nevojshme për të eliminuar një kërcënimin ekzistencial për Rusinë. Kryeqytetet perëndimore kanë hedhur poshtë sugjerimet se NATO apo shtetet perëndimore paraqesin një kërcënim të tillë për Moskën.

Më 19 janar, ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, paralajmëroi NATO-n se mposhtja e Rusisë në Ukrainë do të mund të nxiste një luftë bërthamore.

Po të njëjtën ditë, ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, tha se Rusia do të hakmerrej nëse armët perëndimore përdoren për të goditur Krimenë e pushtuar nga Rusia, duke thënë se “thjesht është e pamundur të mposhtet Rusia”.

Të fundit

Trump nxiton për shpëtimin e TikTok/ Rrjeti rikthehet në funksion në SHBA

‘TikTok-u’ njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të...

Arben Malaj tregon debatin me Ramën për modernizimin e Partisë Socialiste: Ai donte që…

Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record”, tregoi debatin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama për modernizimin e Partisë Socialiste. “Unë...

Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal këtë të diel (19 janar) në Cuneo, pranë Torinos në Itali, për t’iu shpjeguar...

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë këtë rast historik me hapjen...

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës...

Lajme të tjera

Web TV