Ekonomia shqiptare në vitin 2023 – vështirësitë e biznesit për një rritje të qëndrueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albert Gajo

Mund të thuhet që për vitin 2023, ekonomia shqiptare do të vazhdojë të luhatet si një ekonomi e vogël e bazuar në një qëndrueshmëri të kërkesës konsumatore e cila do të vazhdoje të jetë e tillë që të garantojë një rritje të moderuar ekonomike dhe qëndrueshmëri në cmimet e konsumit, por perspektiva afat mesme, do të vazhdojë të jetë jo pozitive.

Padyshim që ekonomia shqiptare në vitin 2023 do të jetë në vazhdim të presioneve që vijnë nga jashtë, vecanërisht nga vazhdimi i agresiont rus në Ukrainë. Vazhdimi i këtij konflikti do të mbajë nivelin e cmimeve të gazit, karburanteve dhe energjisë elektrike në nivele të paparashikueshme dhe tendence në rritjen e tyre, duke sjellë jo vetëm një ndikim në rritjen e kostove të produkteve, por edhe një presion të shtuar inflacionist, me pasoja në kërkesën konsumatore.
Shqipëria, pavarësisht se nuk ka një sektor të zhvilluar industrial, që do ti reflektonte këto kosto të shtuara të cmimeve ndërkombetare energjitike në koston e produkeve, ka edhë një avantazh më shumë.
Kjo lidhet me prodhimin e energjisë elektrike nga burimet hidrike dhe nuk reflektojnë rritjen e cmimit të gazit natyror në tregjet botërore, dhe së dyti, sektori i prodhimit të energjisë elektrike, në pjesën më të madhe furnizohet nga Korporata Energjitike Shqiptare (KESH), e cila duke qenë tërësisht publike, e cila ka mundësuar që cmimet e energjisë elektrike të mos reflektojnë rritjen e cmimeve në tregun evropian, por të jenë ato që bazohen në koston historike të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet hidrike.
Ky faktor ka qenë determinat në uljen e presionit inflacionist mbi cmimet e produkteve, për shkak të mos rritjes së kosos së energjisë elektrike mbi bizneset, si dhe ruajtjen e të njëtës fasho mbi konsumatorët privatë, duke ruajtuar fuqinë blerëse të lekut dhe sigurimin e një kërkese konsumatore të qëndrueshme.
Pavarëisht nga ky faktor pozitiv, në vitin 2023, në ekonominëe shqiptare nuk shikoj një rrimëkëmbje të qëndrueshme e shoqëruar kjo me një rritje të prodhimit të përgjithshëm në nivelet mbi 5%, gjë që do të reflektohej në një rritje të qëndrueshme, pavarësisht se rritja ekonomike do të vazhdojë të jetë në nivelet 3-4%, por kjo rritje ekonomike, për shkak të struktures ekonomike të vendit tonë, pak ose aspak, do te reflektohet në rritje të të ardhurave të dispunueshme të konsumatoreve dhe rritje të bizneseve të vogla dhe të mesme.
Vështirësitë që has biznesi shqiptar për të siguruar një rritje të qëndrueshme po e pengojnë atë gjithashtu për të përfituar nga ndryshimet strukturore që po ndodhin në ekonominë botërore, në 2-3 vitet e fundit.
Ekonomia botërore, vecanërisht ajo Evropiane po shikon gjithmonë e më shumë një integrim gjithmonë e me rajonal, duke ju larguar tregjeve të inputeve të produkteve të tyre tradicionale nga vende e largëta të Azisë, si Kina, India pa permendur këtu Rusinë, e cila e ka humbur rolin si partner strategjik i biznesit.
Kompanitë evropiane janë duke ekploruar gjithmonë e më shumë partnerë biznesi nga vende që tashmë janë gjeografikisht më afër Evropës. Turqia është një nga vendet që ka përfituar më shumë nga këto ndryshime, por edhe vende të tjera të Afrikës së veriut si Maroku dhe Tunizia, por rrisin kapacitet e tyre industrial për tju përgjigjur kësaj kërkese në rritje të vendeve evropiane për produkte të gatshme apo gjysëm produke te industrializuara.
Shqipëria, (dhe ndoshta Kosova) në këto momente po i përgjigjen nevojës për ri-industrializim të vendeve të Bashkimit Evropian duke shtuar fluksin e fuqisë punëtore ektive që po vazhdon me rritme të shpejta dhe të frikshme, me pasoja të rënda për perspektiven afat mesme të Shqiperise për të siguruar rritme të qëndrueshme të rritjes ekonomike, pasi një nga pengesat kryesore që ka aktualisht biznesi në Shqiperi, dhe që do të jetë më e theksuar në të ardhmen, do të jetë sigurimi i fuqisë punëtore të re e të gatëshme për të plotesura nevojën e biznesit për vende të reja pune.
Pamundësia që ka binesi në Shqiperi për tju përgjigjur kësaj tendene me një kerkesë për punë me paga më të larta, për të ekuilibruar ofertën e fuqisë puntore, lidhen strikt me faktin se produkti dhe shërbimet reale në Shqipëri nuk krijojnë mundësi për një rritje të cmimeve të produkteve të afruar në treg, për shkak të vetë strukturës së ekonomisë Shqiptare, e cila bazohet kryesisht në sektorët e shërbimeve (kryesisht tregëti me pakcë, kafe restorante), bujqësi dhe ndërtim.
Tre vitet e fundit, pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Shqipëri, duke thelluar diferencën mes të ardhurave që merr një punonjës në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinën, në krahasim me një shqiptar.
Paga mesatare bruto për këto vende luhatet midis 800-900 euro në muaj, nga rreth 520 euro që është mesatarja në Shqipëri, ose mesatarisht rreth 40% më e lartë sesa tek ne.
Sipas MONITOR, “Ndonëse Shqipëria është një nga vendet që kaloi më lehtë pandeminë dhe ka rritje relativisht të lartë ekonomike në raport me fqinjët, kjo nuk po përkthehet në mirëqenie të qytetarëve të saj, duke treguar për një zhvillim të paqëndrueshëm dhe me vlerë të shtuar të ulët. Të dhëna të tjera të Eurostat së fundmi treguar se familjet dhe individët shqiptarë kanë të ardhurat më të ulëta të disponueshme në rajon, përfshirë të rinjtë”.
Këta sektorë të cilët janë të pa integruar me tregun ndërkombëtar, janë të kufizuar vetëm në ekonominë brenda vendit, dhe në kushtet e një mungese ose kufizimi të kërkesës konsumatore e kanë të pamundur ti pergjigjet me cmime më të larta.
Si konkluzion, mund të thuhet që për vitin 2023, ekonomia shqiptare do të vazhdojë të luhatet si një ekonomi e vogël e bazuar në një qëndrueshmëri të kërkesës konsumatore e cila do të vazhdoje të jetë e tillë që të garantojë një rritje të moderuar ekonomike dhe qëndrueshmëri në cmimet e konsumit, por perspektiva afat mesme, do të vazhdojë të jetë jo pozitive, për shkaqe që tashme dihen:
• Destabiliteti dhe konfliktualiteti i lartë politik;
• Mosfunksionimi si duhet i një sistemi drejtesie me standarte cilësore
• Ndryshimet e shpeshta të sistemi fiskal;
• Paqartësi në sistemin e pronësisë mbi tokën
Faktorët e mësipërm janë një pengesë e rëndësishme për mungesen e investimeve të huaja në Shqipëri, por ajo që theksuam më lart, është nevoja për të ridemnsionuar politikat ekonomike për të frenuar largimin e shpejte të fuqisë punëtore, e cila do të tejkalojë edhe më shumë si faktor negativ, faktorët e e mësipërm.

Banka Botërore uli parashikimet e saj të rritjes globale nga parashikimet që bëri në mesin e vitit 2022 për shkak të asaj që ajo e sheh si përkeqësim të gjerë të kushteve ekonomike. Institucioni ndërkombëtar i zhvillimit uli pothuajse të gjitha parashikimet e tij për ekonomitë e përparuara në botë, duke ulur perspektivën e tij të rritjes për ekonominë globale në 1.7% për vitin 2023, sipas raportit më të fundit, Perspektivat Ekonomike Globale. Organizata më herët parashikoi që ekonomia botërore të zgjerohej me 3% në vitin 2023.
Për Shqipërinë, Banka Botërore sipas raportit “Perspektiva Ekonomike Globale”, ku rritja ekonomike pritet të ngadalësohet ndjeshëm nga 5.5 për qind sa ishte gjatë vitit 2021, në 4.1 për qind në vitin 2022 dhe 3.2 për qind në 2023-ën.

Lexo edhe :  Strategjia e menaxhimit të Financave, Banka Botërore: Ka 4 shtylla kritike

Kurthi i spirales inflacioniste

Jean-Luc Ginder

Shumë njerëz përpiqen të kuptojnë kuptimin e fjalës inflacion. Situata aktuale ekonomike është e paqëndrueshme dhe nuk ka më receta e ilace të njohura. Do të hyjmë në një situatë shumë të ndërlikuar për t’u menaxhuar.
A do të ndikojë inflacioni në mënyrën tonë të jetesës?
A paraqet kjo një rrezik?
A ekzistojnë zgjidhjet për përballimin dhe kurimin e situatës aktuale?
A ka kuptim të jesh elastik apo rezistent?

Duket qartë se kjo krizë prek së pari grupet e popullsisë më të cënueshme, duke na përballur me një situatë për të cilën duhet të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme. Përqindja e borxhit global ndaj PBB-së është rritur nga 200% në 1999 në 350% në 2021.
Duhet të pranojmë se shumë njerëz në botë janë të ndikuar e prekur direkt e indirekt, dhe për këtë arsye, të gjitha standardet ekonomike janë të përmbysura. Kjo do të thotë se reflekset e fituara, përvoja dhe të gjitha teoritë ekonomike duhet të rimendohen.

Inflacion ciklik apo strukturor?

Pyetja e madhe dhe e vetme është si vijon: a është ky inflacion ciklik apo strukturor?
Hipoteza qetësuese do të ishte të besohej se origjina e saj do të gjendej në masat e miratuara pas krizës shëndetësore të kombinuara me pasojat e masave të marra në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe që çuan në një rritje të çmimit të energjisë. Në këtë rast, do të na duhej të përballeshim me inflacion ciklik.
Inflacioni vjen nga një mospërputhje midis ofertës monetare dhe realitetit të mallrave, shërbimeve dhe pasurisë së shkëmbyer. Një mall ose shërbim i blerë duhet të korrespondojë me një vlerë reale, është një njohje borxhi. Në fakt, ne kemi një problem të thellë të lidhjes ndërmjet: parasë – pasurisë – GDP-së – ofertës globale monetare.
Kjo do të thotë se, nëse ka një problem monetar, ky është në bazë të emetimit të borxhit global. Me pak fjalë: krahasuar me pasurinë globale, ne kemi një nivel shumë të lartë borxhi. Në momentin e shkrimit të këtij teksti situata është : 92/350 (92,000 miliardë usd GDP botërore dhe 350,000 miliardë usd borxhi botëror).

Shumë borxh në krahasim me pasurinë e krijuar. Parë nga ky kënd, inflacioni që po zbulojmë dhe ndjejmë nuk është aspak ciklik, por më tepër strukturor, sepse monedha në qarkullim nuk gjen më një realitet ekonomik mbi të cilin mund të pozicionohet.

Krijimi i një flluske monetare

Inflacioni ushqehet nga rritja e çmimeve të energjisë dhe normave të interesit. Aq sa është mirëpritur rimëkëmbja ekonomike pas krizës së lidhur me Covid-in, ajo ka krijuar mungesë, duke krijuar rritjen e çmimeve, e cila është pika kthese e një bote të strukturuar ekonomikisht në një botë të mungesës të mbështetur nga një goditje e jashtme, nga humbja e vlerës së parasë.
Kësaj tronditjeje i shtohet edhe ajo e mungesës së ushqimit, goditja ndaj lëndëve të para ushqimore, ajo e goditjes së masave në kuadër të luftës në Ukrainë, ajo e goditjes së masave të marra në kuadër të luftës kundër ndryshimeve klimatike.
Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe ajo e energjisë është e frikshme sepse ndikojnë në kohë reale mbi popullsinë me të ardhura modeste. Fenomeni inflacioniste perceptohet në mënyrë të dhunshme. Kjo do të thotë qartë se po hyjmë në ciklin inflacioniste çmim-paga.
Konkretisht kemi humbje të fuqisë blerëse për të gjithë punonjësit, nuk ka përgjigje tjetër të mundshme përveç rritjes së pagave. Por nëse të gjitha pagat rriten, kostoja e të gjitha prodhimeve rritet.
Rritja e pagave do të bëjë të mundur ruajtjen e fuqisë blerëse për një kohë të shkurtër, por rrezikon dhe shumë shpejt të jetë e pamjaftueshme. Punonjësit do të blejnë produkte çmimet e të cilave po rriten sepse të njëjtat produkte vijnë nga puna e punonjësve të cilëve u është rritur paga…

Një spirale inflacioniste

Kjo është arsyeja pse inflacioni tashmë është jashtë kontrollit dhe kjo është arsyeja pse ne jemi kapur tashmë në spiralen inflacioniste. Kjo goditje do të përshpejtohet përmes rritjes së çmimit të energjisë, gjë që mund të vërehet me karburantin e makinës, çmimet e benzinës, çmimet e energjisë elektrike dhe çmimet e ushqimeve.
Ndikimi i inflacionit i nisur me shpejtësi të plotë mund të çojë në pak muaj në zi buke. Nëse lufta në Ukrainë do të ndalet apo jo, inflacioni do të qëndrojë dhe do të përshpejtohet.
Të gjitha këto goditje ekonomike i dhanë ushqim rritjes së inflacionit, duke nxitur procesin e mungesave të shumta, duke nxitur procesin e rritjes së çmimeve, dhe rrjedhimisht duke përshpejtuar spiralen inflacioniste për shkak të problematikës së pagavee.
Krahas këtij fenomeni lind përshtypja e rreme e punësimit të plotë në Francë, në kushtet e një mungese të dukshme të fuqisë punëtore.
Pikërisht në këtë nivel do të lindin problemet sociale. Një numër i madh francezësh (edhe europianësh) nuk gjejnë ose nuk do të gjejnë punë dhe për këtë arsye nuk ka një situatë të qëndrueshme për të qenë në gjendje të ekzistojnë dhe të ushqejnë familjet e tyre. Ata do të detyrohen të mbështeten vetëm në ndihmën dhe mbështetjen e shtetit. Ose, thjesht mbi veten e tyre.
Është e qartë se ofertat për punë do të ulen, pushimet nga puna do të intensifikohen. Rritja e pagave do të nxisë akoma më shumë inflacionin!
Situata aktuale ekonomike është e paqëndrueshme dhe nuk ka më kura të njohura. Do të hyjmë në një situatë shumë të ndërlikuar për t’u menaxhuar. Rreziku social është në të gjitha rastet në nivelin më të lartë. Rreziku është i pranishëm edhe në nivelin e kursimeve tona personale dhe të investimit pra të rentierëve dhe pensionistëve.

Stagflacioni nuk është larg

Duket se tashmë jemi në paradhomën e stagflacionit, një situatë e veçantë dhe e dhimbshme njerëzore.
Ja pse problemi i të ardhurave të ulëta dhe borxhit shtetëror duhet të zgjidhet nga Banka Qendrore Evropiane për të ruajtur me çdo kusht fuqinë blerëse të francezëve e europianëve më të ekspozuar. Prandaj është jetike për ekonominë që Banka Qëndrore Europiane të rrisë normat e interesit në mënyrë që të mos fshihen kursimet dhe të mos prishet mekanizmi i investimit.
Na takon neve të mendojmë ndryshe, të rimendojmë shpejt dhe mirë dhe të ofrojmë struktura të çliruara nga modelet dhe paradigmat e deritashme. Larg frikës, ngurtësisë. Me shpresë, me humanizëm.

Të fundit

Rivali i Metës për President të Partisë së Lirisë, Faik Basha merr postin e rëndësishëm

Pak ditë pasi ishte kundërshtar i Ilir Metës në zgjedhjet brenda Partisë së Lirisë, Faik Basha është zgjedhur sekretar...

Nasa bën turneun e parë brenda vrimës së zezë

Një nga objektet më misterioze në hapësirë ​​janë vrimat e zeza gjigante që ekzistojnë në qendër të pothuajse çdo galaktike në univers dhe askush...

“Ankth dhe pagjumësi”/ Mjekët psikiatër shpjegojnë mjekimet që merrte Alma Arrazi

Në media, është bërë publike një recetë që mjeku neuropsikiatër nga Shkodra Gjon Preçi ka lëshuar për qytetaren Alma Arrazi, që ditë më parë...

Françeska hapi Kutinë e Pandorës, Sara Gjordeni: Turp, e parashikuar

Françeska Murati hapi dje “Kutinë e Pandorës” dhe iu dha mundësia të bënte një telefonatë me bashkëshortin, ndërsa në këmbim do t’i duhej të...

KE ‘shuplakë’ Greqisë për ‘Belerin’, reagon Athina zyrtare: Çështje evropiane

BE është e shqetësuar për mosmarrveshjet në rajon; Maqedoni e Veriut me Bullgarinë dhe Greqia më Shqipërinë. Komisioni Evropian shprehet se shpreson që këto...

Lajme të tjera

Web TV