Inati i ish-të dashurës i bëri ‘gropën’ McGonigal, si e spiunoi për valixhet me para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Allison Guerriero, ish e dashura e Charles McGonigal zbuloi çdo gjë të dyshimtë që vuri re tek ish zyrtari i FBI, duke përmendur edhe shifrën 80 mijë dollarë që i gjeti në çantë. Në një intervistë për ‘Bussines Insider’ tregon se mëngjesin e tetorit 2017 vuri re çantën plot me para dhe e pyeti se ku i kishte gjetur.

“Ku dreqin e gjete këtë?” ishte pyetja që i bëri Allison.

“Oh, e mban mend atë ndeshjen e bejsbollit? Unë vura dhe një bast dhe fitova”, ishte përgjigja e McGonigal duke mos i treguar ish të dashurës burimin e vërtetë të parave. Këtë shifër të konsiderueshme dyshohet se e mori më 5 tetor 2017 në një makinë të parkuar jashtë një restoranti nga ish punonjësi i inteligjencës shqiptare, Agron Neza.

Guerriero ishte 44 vjeç kur u takua me McGonigal, atëherë 49 vjec dhe sapo kishte nisur punën e tij në zyrën e FBI në Nju Jork. Ajo zbulon se lidhja e tyre zgjati rreth një vit dhe shkonin në ristorante luksoze. Po ashtu, McGonigal nuk kursente dhuratat e shtrenjta por edhe shifrat e parave nga 500 deri në 1000 dollarë që ia jepte për ditëlindje e Krishtlindje.

Guerriero kujton se McGonigal përdorte edhe mjetet e FBI-së për marrëdhënien e tyre. Sipas saj, kishte raste kur kryenin marrëdhënie intime në fuoristradën e FBI. Pasi u diagnostikua me kancer gjiri, McGonigal e mbështeste dhe kujdesej që të merrte trajtim mjekësor ndonëse nuk hezitonte ta mashtronte për ‘letrat e divorcit’.

Në fund të vitit 2018, McGonigal dhe Guerriero u ndanë. Ajo kujton se mori një letër anonime në postë. McGonigal i thoshte se ende ishte i martuar dhe nuk donte të divorcohej nga gruaja e tij.

“U trondita. Isha shumë e dashuruar me të dhe isha shumë e lënduar”, tha Guerriero, inati i së cilës arriti që t’i dërgonte një email kreut të FBI në Nju Jork, William Sweeney, të cilit i tregoi lidhjen jashtëmartesore me ish zyrtarin e FBI dhe marrëdhëniet e tij në Shqipëri. Kjo bëri që të niste hetimi për Charles McGonigal.

Lexo edhe :  Kina i bën thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj Gazës

 

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV