Aksion në Lushnjë dhe Fier, çmontohen 20 kamera të paligjshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia vijon aksionin në shkallë vendi për të hequr kamerat e paligjshme. Në Lushnjë dhe Fier janë hequr 20 kamera spiune, të cilat ishin të montuara në rrugë, shtylla apo dhe në pjesë anësore të pallateve. Policia thotë se ky aksion do të vijojë, ndërkohë përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet në Fier dhe Lushnjë, faza e shtatë e këtij plani operacional mbarëkombëtar. Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Fierit dhe Lushnjës, 20 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 5 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Fier dhe 3 shtetas në Lushnjë, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Strukturat hetimore të DVP Fier, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qyteteve Fier e Lushnjë, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Gjatë fazës së shtatë të këtij plani operacional, në Fier, në lagjet “8 Shkurti” dhe “Liri”, janë çmontuar 5 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit A. B. dhe K. K

-Plani operacional ka vijuar në Lushnjë ku u çmontuan dhe u sekuestruan 15 kamera të vendosura në lagjet “18 Tetori” dhe “Loni Dhamo”.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit K. T., S. T. dhe K. A.

Lexo edhe :  6 maj, ditëlindja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu!

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Fier e Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV