Studentët e mjekësisë kundër ligjit/Nuk janë dakord me afatet e reja të punës në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studentët e mjekësisë së përgjithshme në universitetin publik nuk i ka kënaqur ulja e viteve të punës së  detyruar në Shqipëri pas diplomimit.

Qeveria ndryshoi ligjin  pas vendimit të  Gjykatës Kushtetuese dhe reduktoi  afatet e punësimit nga pesë në tre  për studentët e vitit të parë, nga tre në dy vjet për ata të vitit të dytë deri në të katërt dhe për studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë në 1 vit, por mjekët e ardhshëm thonë synimi i tyre ishte heqja e këtij detyrimi.

“Nuk është se jemi shumë optimistë dhe nga kjo. Nuk ishim që në fillim pro këtyre viteve, dhe as uljes së viteve, heqja ishte synimi ynë”

“Për ne fitore do të ishte nëse do të dialogonim.  Fitore do të ishte nëse nuk do të detyroheshim të punonim këtu, por të nxiteshim të punonim këtu. Kështu që mendoj se është një fitore e vogël dhe duhet më tepër diskutim.”

“Më duket pak a  shumë si ishte thjeshtë ka ndryshuar kohëzgjatja me nga një vit mesa e pashë. Mua personalisht nuk është se më shqetëson se unë kam zgjedhur të rri në Shqipëri po në fakt  për studentët që kanë qenë goxha të angazhuar me këtë çëshje  për mendimin tim nuk është se ka ndryshuar shumë gjë nga ajo që ishte.”

Studentë të mjekësisë së përgjithshme që kundërshtuan projektligjin me protesta  përmes  një deklarate të shpërndarë në media shprehin keqardhjen për injorimin për të dytën herë  në  hartimin e tij.

Drafti i hedhur për konsultim publik sipas tyre nuk plotëson boshllëkun ligjor për kriteret e punësimit dhe se po konsultohen me  ekipin ligjor për hapat e nevojshëm gjyqësor.

Lexo edhe :  62% e prindërve përjetojnë stres, sipas hulumtimeve

“Projektligji na duket i gabuar, megjithkëtë ne do ta diskutojmë dhe me avokatin, me shumë mundësi do ta vazhdojmë si betejë.”

“E njejta gjë është, thjeshtë formulim ndryshe, dakord s’jemi po ca të themi,  fitorja nuk është absolute, shteti ka ato kompetencat e veta”

Projektligji i  ndryshuar parashikon punësimin e mjekut të ri në një prej institucioneve shëndetësore publike ku ka nevojë  brenda tre muajve nga përfundimi i universitetit.

Kur punësimi nuk realizohet për arsye që nuk varen nga mjeku deri në krijimin e mundësisë për punësim ai duhet të paguhet me 80% të pagës së mjekut të përgjithshëm për nëntë muaj.

Në mbyllje të konsultimit publik  në fund të majit ky  draft do t’i kalojë për shqyrtim komisioneve parlamentare./   S.M

Të fundit

A duhet t’ua shposh veshët bebeve?

Ka shumë diskutime dhe teori për këtë temë, pasi shumë prindër vendosin që në një pikë të vendosin vathë...

4 shenjat që një mashkull do të bëhet baba i shkëlqyer

Cilat janë shenjat që dikush do të bëhet një baba i mirë? 1.Ai merr përgjegjësi Kjo nuk duhet të jetë befasi. Siç vërehet nga Byroja e...

17 Maj 1914/ Shqipëria dhe Greqia, nënshkruajnë Protokollin e Korfuzit

Më 17 maj 1914, midis përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe së ashtuquajturës qeverisë vorioepirote që drejtohej nga Zografi u nënshkrua një marrëveshje, e cila...

SPAK një film serial: “Hetimi vazhdon”

Nga Kastriot Kotoni Lundrimi në internet është bërë pjesë e jetës, si të thuash një modë e re që ka përfshirë të gjithë rruzullin tokësor,...

Politika e prishur e Britanisë po i dorëzon fëmijët në duart e kontrabandistëve

Qeveria po pengon ribashkimin e familjeve refugjate, por miratimi i një propozimi të thjeshtë mund ta ndryshojë këtë Alf Dubs Kur isha fëmijë, m'u desh të...

Lajme të tjera

Web TV