Konferenca e Kryetarëve futi në kalendarin e punimeve të Kuvendit kërkesën për interpelancë urgjente të kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me kryeministrin Rama për skandalin McGonigal.
Interpelanca pritet të mbahet ditën e enjte me 2 shkurt.
Ndërkohë, përfaqësuesja e PD në Konferencën e Kryetarëve, Flutura Açka ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si u mbyll seanca e shkuar, të cilët opozita e cilëson si një strategji për t’iu shmangur debatit për McGonigal.
Açka e quajti fashizëm Parlamentar atë që ndodhi në seancën e së enjtes në Kuvend.
“Po ndodh fashistizimi i Parlamentit. Në nuk jemi as prokurorë dhe as inkuizitorë por jemi mandatuar të kërkojmë llogari dhe mbyllja e seancës është shkelje e Rregullores së Parlamentit dhe Kushtetutës së Republikës”, – mësohet të ketë thënë deputetja demokrate.