Ndërron jetë “Wednesday Addams”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja me famë botërore, Lisa Loring, ka ndërruar jetë në moshën 64- vjeçare, e njohur më së shumti për rolin e Wednesday Addams në përshtatjen e parë në ekran të “The Addams Family”.

Aktorja 64-vjeçare ka ndërruar jetë pas një goditjeje në tru.

“Loring, 64 vjeç, ishte një nënë, gjyshe dhe shoqe e dashur, e cila vdiq e rrethuar nga familja e saj”, tha vajza e saj.

Një mik i aktores, shkroi në Facebook se Loring kishte “pësuar një goditje truri të shkaktuar nga pirja e duhanit dhe presioni i lartë i gjakut” dhe kishte qenë në aparatura që e mbanin në jetë për tre ditë përpara se familja e saj të vendoste t’ia hiqnin.

Loring luajti Wednesday Addams nga viti 1964 deri në 1966 në përshtatjen e parë të karikaturave të Charles Addams në NeW Yorke, ndërsa ishte vetëm pesë vjeç.

Performanca e saj si vajza Addams, me veshjen e saj gotike dhe gërshetat klasike, ka bërë jehonë, duke frymëzuar në personazhet që erdhën më vonë.

Përshtatje e kohëve të fundit e Netflix me aktoren Jenna Ortega nxiti një rikthim viral të videove të Loring.

Lëvizjet e Loring ishin pjesë e kërcimit ikonik të Ortegës në serialin viral të Netflix. Aktorja lindi në Ishujt Marshall në vitin 1958, më vonë u zhvendos në Hawaii dhe më pas në Los Anxhelos me nënën e saj.

Ajo filloi modelingun kur ishte tre vjeç dhe mori rolin e saj të parë në televizion menjëherë më pas, në dramën Dr. Kildare.

Loring ka lënë pas dy vajzat e saj, Marianne dhe Vanessa, si dhe nipërit e saj, Emiliana dhe Charles

Të fundit

VIDEO / Plas sherri mes vajzave në emision: Kujdes me mu se t’i thej gishtat!

Gisela dhe Briki janë dy nga konkurrentet në emisionin “Përputhen”, ku djem dhe vajza mblidhen për të gjetur shpirtin...

“Plani i fshehtë për arrestimin e Dakos”/ Ish-drejtuesi i policisë tregon skemën

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarrmataj tha në emisionin Now në Euronews Albania se në kohën kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm ishte përgatitur...

Para pak muajsh mundi kancerin/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur aktorja meksikane

Rebecca Jones, aktorja e njohur meksikane, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare herët në mëngjesin e sotëm. E njohur për rolin e saj si antagoniste në...

Shkolla e Policisë “përjashton” ekselentët/ S’lejohen ata mbi 30 vjeç apo që mbajnë syze

Në muajin shkurt 2023, Policia e Shtetit, njoftoi se janë hapur 300 vende vakante për punonjës policie. Kandidatët duhet të paraqiteshin deri më 15...

“Inskenime alla James Bond nëpër tunele”/ Pse iu vunë prangat Lefter Allës

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisioni Now në Euronews Albania se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla dhe biznesmeni i favorizuar prej tij në tenderin...

Lajme të tjera

Web TV