Ndërtimet në Tiranë, Veliaj: Të nevojshme nga rritja e popullsisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Veliaj kryetari aktual i bashkisë Tiranë është konfirmuar për të garuar në zgjedhjet e 14 Majit. Që dje ai ka nisur zyrtarisht për të komunikuar me qytetarët online duke sqaruar dhe informuar me fakte dhe shifra zyrtare sipas tij për situatën në Bashkinë Tiranë. Përballë Erion Veliaj do të garojë Belind Këlliçi, i cili prej ditësh tenton të shkëputet nga PD-ja në selinë qëndrore dhe të dalë nëpër kyeqytet në fushatë për të nxjerrë problematikat. Një nga debatet që mban peshë është çështja e ndërtimeve në Tiranë, ku opozita akuzon se është “betonizuar kryeqyteti dhe ka dyshime për pastrimin e parave në fushën e ndërtimit”. Në videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Veliaj ka prekur debatin për ndërtimet në Tiranë. Sipas Veliajt, Tirana rritet çdo vit me 20-25 mijë banorë dhe kjo ka sjellë rritjen e kërkesës për më shumë apartamente. Ai thotë se Tirana ka nevojë të shtojë rreth 8 mijë banesa çdo vit. “Nëse nuk shtohet oferta për banesa të reja, atëherë çmimet e banesave ekzistuese do të bëheshin të papërballueshme dhe do të rriteshin në mënyrë eksponenciale. 8 mijë banesa, me nga një mesatare prej 100m2, përfshirë hapësira të përbashkëta, shkallë e ashensorë, janë rreth 800 mijë m2 ndërtim i ri i kërkuar nga tregu çdo vit në Tiranë. Atëherë, përfundimi është i thjeshtë: Numri i metrave katrorë të ndërtuara në Tiranë, përputhet proporcionalisht me numrin e rritjes së banorëve të Tiranës,” evidentoi ai. Ai tha se është e vërtetuar tashmë që, gjysma e këtyre parave kalojnë përmes sistemit bankar, ndërsa pjesa tjetër, e cila për shumë prej kritikëve konsiderohet “e pistë”, vjen nga emigrantët ose të huajt që vendosin të blejnë prona në Tiranë. “Kritikët e zhvillimit thonë që ndërtimi furnizohet nga para me burime të dyshimta. Ndërkohë që, vetë kritikët e pranojnë që më shumë se gjysma e parave me të cilat blihen apo gjenerohen këto prona vijnë nga sistemi bankar. Për gjysmën tjetër, që nuk ia gjejnë dot burimin, se nuk përpiqen të arsyetojnë, thonë automatikisht se është gjysmë “e pistë”. Për këdo që jeton në Tiranë, gjysma tjetër s’është kaq mister. Mesatarisht 30-35% të ndërtimit e marrin pronarët e tokës dhe pjesa tjetër blihet nga emigrantët tanë që nuk aksesojnë bankat e Shqipërisë, por i marrin paratë nga një bankë, apo kursimet e tyre në Itali, Greqi, Gjermani, Angli, Amerikë apo Kanada,” deklaroi kryebashkiaku.

Lejet e ndërtimit

Në këtë komunikim online kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka treguar edhe sa leje janë dhënë në Tiranë dhe për cilat qëllime. “Nga viti 2016 deri në vitin 2021 numri i procedurave të lejeve të dhëna në total është 1028, pra për 5 vite, nga të cilat, vetëm një e treta janë leje ndërtimi për objekte nga 4 deri në 12 kate, pra pallate. Pjesa tjetër janë leje për objekte të ulëta, si dhe leje për rikonstruksione, çati, prishje ndërtimi etj. Pra, çdo gjë që konsiderohet leje, jo vetëm e pallateve, është në këto 1028. Këto leje të miratuara janë marrë nga 991 subjekte të ndryshme zhvilluese, çka tregon se ka një diversifikim shumë të lartë të subjekteve që i përfitojnë këto leje ndërtimi,” tha ai. Lidhur me ata që shprehen “na mbytën kullat”, Veliaj ka një përgjigje të thjeshtë dhe me shifra. “Dëgjojmë të recitohet pa fund dhe pa turp: “Na mbytën kullat”. E vërteta e thjeshtë dhe shumë e verifikueshme është se objekte me mbi 12 kate janë vetëm 20. Dhe ky është FAKT!”, thotë ai. Kryebashkiaku thotë se trendi i rritjes së ndërtimeve në Tiranë është në përputhje me trendin e rritjes ekonomike të Tiranës – është një rritje që shkon krah për krah njëra-tjetrës – dhe është e rëndësishme t’i besohet shkencës dhe parimeve të ekonomisë së tregut të lirë. “Ka kërkesë, por ka edhe ofertë. Të dyja duhet të ecin paralelisht. Tiranës nuk ia vëmë dot traun për këta 20-25 mijë qytetarë që na bashkohen çdo vit. As nuk e ndajmë dot në vendalinj e të ardhur, sepse ajo është një gjuhë raciste e viteve ’90 që nuk duhet të ekzistojë më. Ne duam ta bëjmë këtë një qytet më të mirë për të gjithë”, e mbyll ai videomesazhin.

Lexo edhe :  Bardhi ofendon Braçen/ O gore, mbylle gojën! Mos më acaro nervat që në mëngjes (VIDEO)

Shitjet dhe qeratë e apratamenteve

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur edhe një tjetër teme që shpesh përbën debat sa i takon ndërtimeve në Tiranë, lidhur me burimin e parave. Ai tha se është e vërtetuar tashmë që, gjysma e këtyre parave kalojnë përmes sistemit bankar, ndërsa pjesa tjetër, e cila për shumë prej kritikëve konsiderohet “e pistë”, vjen nga emigrantët ose të huajt që vendosin të blejnë prona në Tiranë. “Kritikët e zhvillimit thonë që ndërtimi furnizohet nga para me burime të dyshimta. Ndërkohë që, vetë kritikët e pranojnë që më shumë se gjysma e parave me të cilat blihen apo gjenerohen këto prona vijnë nga sistemi bankar. Për gjysmën tjetër, që nuk ia gjejnë dot burimin, se nuk përpiqen të arsyetojnë, thonë automatikisht se është gjysmë “e pistë”. Për këdo që jeton në Tiranë, gjysma tjetër s’është kaq mister. Mesatarisht 30-35% të ndërtimit e marrin pronarët e tokës dhe pjesa tjetër blihet nga emigrantët tanë që nuk aksesojnë bankat e Shqipërisë, por i marrin paratë nga një bankë, apo kursimet e tyre në Itali, Greqi, Gjermani, Angli, Amerikë apo Kanada,” deklaroi kryebashkiaku. “Tiranës nuk ia vëmë dot traun, – tha Veliaj, – “për 20-25 mijë qytetarë që na bashkohen çdo vit. As nuk e ndajmë dot në vendalinj e të ardhur, sepse ajo është një gjuhë raciste e viteve ’90 që nuk duhet të ekzistojë më. Ne duam ta bëjmë këtë një qytet më të mirë për të gjithë,” tha ai. Veliaj shtoi se ekonomia është rritur në qytetin tonë. “Vlera e pronës në Tiranë është rritur edhe si rezultat i rritjes në numër dhe i cilësisë së investimeve publike. Sot ne kemi hapësira publike të ekselencës urbane me çmime ndërkombëtare, si sheshi “Skënderbej”, Bulevardi “Zogu I”, sheshi “Italia”, “Pazari i Ri”, “Piramida”, “Kalaja”, Liqeni i Farkës, Liqeni Artificial i Tiranës, Kopshti Zoologjik, apo edhe ato në nivel kapilar, me minisheshe, terreneve sportive, rrugë të asfaltuara, kanalizime, rregull në parkim, ndriçim LED. Pastrimi më i rregullt dhe më i shpeshtë ka ndikuar që të rritet në tërësi vlera e pronës në Tiranë dhe ky është një lajm i mirë për qytetin. Mëkat është kur një qyteti i bie vlera e pronës. Ne jemi nga ato qytete fatlume ku vlera e pronës vetëm është rritur”, sqaroi ai.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV