Shpërthen bombula e gazit në Korçë/ 40-vjeçari pëson djegie në trup

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një bombul gazi që përdorej për gatim ka shpërthyer në një banesë në Korçë dhe për pasojë Klodian Gjoka, 40 vjeç ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Radanec”.

I dëmtuari u dërgua në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Të fundit

Pranverë në Durrës, pushuesit e huaj zgjedhin mes plazhit historisë dhe natyrës

Durrësi mbetet një ndër destinacionet e kësaj pranvere për turistë të kombësive të ndryshme të cilët zgjedhin të shijojnë...

Konflikti me armë në Laç, 4 të plagosur mes tyre dhe një kalimtare

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Laç, ku si pasojë e një konflikti kanë mbetur të plagosur 4 persona. Burime nga vendngjarja bëjnë...

‘Këto janë ditët vendimtare’/ Berisha mesazh kandidatëve: Punoni 16 orë në ditë

Ndërsa na ndajnë 8 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Sali Berisha iu është drejtuar me një mesazh drejtuesve politikë të qarqeve, kandidatëve...

Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet për disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Laç. Nga informacionet paraprake dyshohet se ka disa persona të të plagosur. Ndërkohë forca të shumta policie...

Hipertensioni vjen “i heshtur”/ Mjekët: Gjysma e pacientëve e zbulojnë rastësisht

Në Shqipëri afro 40% e popullsisë sipas Institutit të Shëndetit Publik vuan nga hipertensioni. Tabutë kanë rënë dhe sipas mjekëve presioni i lartë i gjakut...

Lajme të tjera

Web TV