Nga Kurti te Osmani e Konjufca/ Ja sa paguhen politikanët në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koeficienti i ri i pagave ka shkaktuar ndryshime të mëdha në disa sektorë publik. Ulja më drastike është ajo e pagës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese që nga 4 mijë e 26 euro, me ligjin e ri do të marrë 1 mijë e 837 euro. Ndërsa, rritje të pagave parashihet për kryeministrin, sistemin e arsimit, shëndetësinë, Policinë dhe FSK-në.

Koeficienti i pagave në sektorin publik në disa kategori ka sjell gëzim, e në shumë të tjera është pritur me dëshpërim. Paga e re mund ta ketë lumturuar kryeministrin Albin Kurti, që do të ketë një rritje prej 408 eurove. Ndryshe nga i pari i qeverisë, ulje të pagës kanë pësuar Presidentja dhe kryeparlamentari.

Presidentja Vjosa Osmani nga 2743 euro, me ligjin e ri do të marrë 1722 euro, kurse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nga 2040 euro do të marrë 1785 euro.

Megjithatë, Presidentja dhe Kryetari i Kuvendit, nuk janë pozitat të cilat pësuan uljen më të madhe të pagave. Një ndryshim të jashtëzakonshëm ka pësuar paga e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, e cila është zvogëluar për mbi 2 mijë euro.

Nga 4 mijë e 26 euro, paga në këtë pozitë është ulur në 1837.5 euro. Ulje të ndjeshme të pagave pësuan edhe hallkat e tjera të sistemit gjyqësor.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor nga 3 mijë e 98 euro, do të marrë 1 mijë e 731 euro, kurse një gjyqtar në Gjykatën Themelore nga 1 mijë e 911 euro, do të marrë 1 mijë e 260 euro. E një prokuror, nga 2 mijë e 441 euro, pritet të paguhet nga 1260 euro deri në 1344 euro.

Me këtë koeficient shumë  punëtorë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) do t’i marrin rrogat për 300 euro më pak se sa i kanë aktualisht. Nga ky vendim janë dëmtuar drejtorët e divizioneve, drejtorë e drejtorive të ATK-së dhe disa të tjerë. Pavarësisht rritjes së pagave disa sektorë janë shprehur të zhgënjyer.

Lexo edhe :  Vijojnë lëkundjet në Shqipëri/ Tërmeti i fortë u “paralajmërua” nga 27 paragoditje

Përfaqësues të sektorit të shëndetësisë kanë paralajmëruar mundësinë e shprehjes së revoltës.

E zhgënjyer me vlerën e koeficientit u shpreh edhe Sindikata e Policisë së Kosovës. Nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kosovës (SBASHK) thanë se paga që del me vlerën e re të koeficientit, nuk i plotëson as pritjet, as nevojat e punonjësve të arsimit, por nuk do të ankohen./Marre nga Telegrafi

Të fundit

Merz: Duhet të kemi frikë, Rusia dëshiron të kalojë përtej Ukrainës

Synimet e Vladimir Putin shkojnë përtej Ukrainës. Kështu ka bërë të ditur kancelari gjerman, Friedrich Merz, gjatë një fjalimi...

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën...

Trump: Ishte nder për mua të shkatërroja objektet dhe të ndalja luftën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur përsëri për konfliktin Izrael-Iran, teksa ka postuar në faqen e tij të mediave...

Bashkia e Tiranës në shënjestër: 15 sulme kibernetike në 6 muaj

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit kibernetik që goditi faqen e saj dhe disa nga shërbimet. Sipas Bashkisë, sulmi ishte...

Kolegji rrëzon PD edhe për qarkun Dibër, nuk ka përsëritje zgjedhjesh

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Dibrës. PD kërkoi rrëzimin e tabelës përfundimtare...

Lajme të tjera

Web TV