Kërkesa e Zelenskyt: Bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE të nisin këtë vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pret që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, të nisin në fund të këtij viti.

“Synimi është që të nisin negociatat këtë vit dhe ky nuk është vetëm qëllim, po synim i madh”, ka thënë Zelensky në Kiev, në një konferencë të përbashkët me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Ukraina dhe BE-ja, ne jemi një familje”, ka thënë Michel. “E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, ka shtuar ai, pa përmendur afate kohore. “Vendosmëria juaj për të çuar vendin përpara lë mbresa”, ka thënë von der Leyen.

Ajo e ka pranuar se Ukraina ka bërë disa reforma, pavarësisht luftës, mirëpo ka shtuar se procesi për anëtarësim në BE nuk ka “afate të vrazhda kohore”. Këto deklarata janë bërë në kuadër të një samiti që është mbajtur mes BE-së dhe Ukrainës në Kiev.

 

 

Anëtarësimi në bllokun evropian është proces tejet kompleks dhe i gjatë, pasi lidhet me harmonizimin e ligjeve të vendit përkatës dhe ato të BE-së. Procesi nga statusi i vendit kandidat, të cilin Ukraina e ka siguruar vitin e kaluar, e deri te nisja e bisedimeve zyrtare, në të kaluarën ka zgjatur, me raste, më shumë se një dekadë.

Të fundit

Maj 1664/ Sukseset e Ahmed Pashë Qypriliut në luftën kundër Austrisë

Në luftën Austro-Turke, Veziri i madh Fazil Ahmed Pashë Kypriljoti (Qypriliu) sulmon 120,000 ushtarë pranë Danubit, gjatë fushatës për...

Reshjet e shumta të shiut mund të kontribuojnë në lloje të caktuara tërmetesh

Shiu dhe bora e madhe ndryshojnë presionin në shkëmbinj dhe mund të kenë kontribuar në një seri tërmetesh të vogla në Japoni. Çfarë i shkakton...

Misteri/ A ekzistojnë UFO-t nënujore?

Po, në kuptimin e Uso, "objekt i zhytur i paidentifikuar", i cili mund të përfaqësojë çdo kërcënim lufte që vjen nga detet tona, por...

Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, sipas një studimi

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për trupin tonë...

Zvicra fiton konkursin e këngës në Eurovizion pas finales së madhe të diskutueshme

Nemo ka fituar konkursin e 68-të të këngës me The Code, pas një konkursi të ashpër të lënë në hije nga protestat për përfshirjen...

Lajme të tjera

Web TV