Shqipëria i përgjigjet thirrjes nga Turqia/ Nisen mjekë e specialistë të kërkim-shpëtimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare i është përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë, pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë që shkaktoi viktima të shumta, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme.

Një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë 88 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit si dhe 9 mjete janë nisur drejt Turqisë, ku do të marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, për të lehtësuar sadopak pasojat e kësaj tragjedie.

Pjësëtarët e ekipit që do të marrin pjesë në këtë mision solidariteti u përcollën në një ceremoni të veçantë, ku mori pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Teksa shprehu mirënjohjen edhe në emër të Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë shqiptare për të gjithë personelin që do të angazhohet në këtë operacion, z.Peleshi tha se ky është një kontribut që i kthehet Turqisë, e cila e ka ndihmuar Shqipërinë vazhdimisht edhe gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Turqia është një vend mik shumë i rëndësishëm për ne, që na ka mbështetur vazhdimisht. Kështu që në një farë mënyre ky është kthim i kontributit. Por, edhe nëse një fatkeqësi do t’i ndodhë një vendi tjetër, Shqipëria jonë e vogël do të tregojë se është gjithmonë e gatshme që kapacitetet e veta t’i verë në dispozicion, sepse në emergjencë apo solidaritet ne jemi tashmë pjesë edhe e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ku nuk jemi vetëm për të marrë, por edhe për të dhënë. Unë ju falenderoj shumë për kontributin që do të jepni aty. Mirënjohje edhe në emër të qeverisë shqiptare, Kryeministrit dhe të ktheheni shëndoshë”, u shpreh Ministri Peleshi në ceremoninë e përcjelljes së ekipit shqiptar.

Lexo edhe :  "Linda Rama, mision për të ringjallur fuqinë e demokracisë". Intervista e De Castro

Pjesë e ceremonisë ishin edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral brigade Arben Kingji, Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako si dhe komandantë forcash të FA.

Të fundit

“Kanadaja nuk ka shans të bëhet shteti i 51-të i SHBA”, Trump: Kujdes! Do ta shohim

Pikëpamja e kanadezëve për t’u bërë shteti i 51-të i SHBA-së “nuk do të ndryshojë”, tha kryeministri i Kanadasë,...

“Rikthehem për të çliruar Shqipërinë”, intervista e Berishës për mediat greke: Beleri…

Sali Berisha ka folur për marrëdhëniet greko-shqiptare dhe rikthimin e tij politik, pak para zgjedhjeve të 11 maj. Në një intervistë për median greke...

Dekorata apo dekrete, Presidenca shpenzoi 2.3 milionë euro gjatë vitit të shkuar

Për dekorata, dhënie nënshtetësia apo shpallje ligji... bashkë me aktivitete brenda e jashtë vendit për promovimin e Shqipërisë, Presidenca shpenzoi 227 milionë lekë apo...

Pse gjumi i pasdites nuk duhet të kalojë 40 minuta

Një sy gjumë pasdite që zgjat më shumë se 40 minuta rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme, sipas një studimi. Konkretisht, hulumtimi, i cili u...

Mero Baze: Kuptohet që tani, PD po bëhet gati të mos njohë zgjedhjet e 11 majit

Mero Baze shkruan se ka vetëm një aspekt ku Partia Demokratike i ka të fituara këto zgjedhje: dhunën e ushtruar gjatë fushatës. "Të paktën...

Lajme të tjera

Web TV