Nga 150-200 mijë lekë të reja/ Brenda muajit nis shërbimi i targave të personalizuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda muajit Shkurt drejtoria e përgjithshme e shërbimit të transportit rrugor do të nisë një shërbim risi, atë të targave të personalizuara.

Drejtori Blendi Gonxhja tregoi se qytetarëve që dëshirojnë një targë të tillë do t’iu mundësohen kombinime me 5 deri në 7 karaktere gërma dhe numra, dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve.

Targa të tilla do të konfirmohen së pari nga një komision.

“Në rastin e targës së personalizuar nuk do të këtë më pak se numra nga karakteret dhe pjesa tjetër do të jetë gërma dhe pastaj mund të shkoni edhe në 2-4, 2-5 për të bërë totalin e 7 karaktereve ose mund të shtohet numri i numrave në raport me gërmat, por nuk mund të zvogëlohet në më pak se 2. Kjo është një targë e bërë me 5 karaktere ku janë dy numra përshembull emrin tuaj dhe dy numra nga ndryshimi që ka targa standarte”, u shpreh Blendi Gonxhja.

Kombinimet që do të konsiderohen të rralla, unike dhe me vlera të një interesi të gjerë do të ofrohen në ankandin që do të zhvillohet për targat edhe më speciale.

“Edhe në targat e personalizuara me 5-7 karaktere që komisioni I vlerësimit që merret dhe e vlerëson atë do të gjykoj që ky kombinim është tepër unik I cili do të përbënte interes unik më të gjerë sesa personi që e ka dëshiruar do ta kalonte këtë targën në ankand. Përshembull nëse do të kishim targën Noizy ose Albania që është një emër që formohet me 2 numra dhe gërma dhe do ishte një masë shume e madhe njerëzish që e dëshiron sesa personi që e ka për herë të parë online po në rastet e emërtimit që ishte shumë i njohur në këtë rast komisioni e vlerëson dhe e çon në ankand”, tha më tej ai.

Lexo edhe :  Përfundon rinumërimi në Durrës, Kalaja: më kanë vjedhur 11 vota

Çmimi për një targë të personalizuar do të jetë më I lartë se targat normale. Sipas Blendi Gonxhes ky çmim varion nga 150 mijë lekë të reja deri në 200 mijë lekë të reja.

“Nëse targat me përzgjedhje varionin nga 50-70 mijë lekëve të reja që ishin targa jashtë serie me përzgjedhje këtu do të shkoj në nivele 150 mijë deri 200 mijë lekë të reja. Kjo do jetë në konfiguratorin online sepse po të kesh 3 numra njësoj brënda kombinimit ka një kosto më të lartë pot ë kesh përsëritjen e disa gërmave njësoj ka kosto më të lartë”, tha ai.

Censura do të ndalojë fjalë apo kuptime të caktuara që shkelin etikën, ndërsa ky shërbim i ri do të shoqërohet me të drejtën e blerësit që ta mbartë këtë targë te një mjet tjetër, më të ri, kundrejt tarifës përkatëse të transferimit.

Të fundit

“Nuk flet, vetëm leh”/ Historia prekëse nga Tajlanda, gjendet djali që u rrit me qen

Policia tajlandeze gjeti një djalë tetëvjeçar gjatë një bastisjeje, i cili jetonte vetëm në një kasolle të rrethuar nga...

Përballje e zakonshme mes dy “rivalëve”, formacionet zyrtare të Real Madrid-Dortmund

Real Madrid dhe Borussia Dortmund do të takohen përsëri sonte në mbrëmje ora 22:00, pesëmbëdhjetë muaj pas “Quince” (Champions-i numër 15 i Realit).w   Gjigantët...

Telefoni i Laert Haxhiut i “ha kokën” drejtorit të burgut të Drenovës

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së këtij burgu. Shkak për largimin nga...

Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008

Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për shkak të zhvlerësimit përballë euros...

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

Ylli Pata Ardit Bido, është deputeti i tretë me më shumë vota prefernciale i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit,...

Lajme të tjera

Web TV