A e keni ditur se mollët dikur kishin tjetër shije?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A kishin mollët e së kaluarës gjithmonë këtë shije? Nga erdhën mollët dhe sa kanë ndryshuar?

Origjina e mollës mund të gjurmohet në malet Tian Shen në Kazakistanin e sotëm, ku paraardhësi i egër i mollëve, Malus sieversii, rritet ende sot në pyje. Qyteti më i madh në Kazakistan, Almaty, e ka marrë emrin nga fjala Kazhak Almatau që do të thotë “mal molle”.

Dëshmitë arkeologjike sugjerojnë se kultivimi i mollëve nga njerëzit filloi të paktën pesëmijë vjet më parë.

Gjatë pesë mijëvjeçarëve të fundit, paraardhësit njerëzorë transportuan farat e mollës fillimisht nëpër Azi përmes Rrugës së Mëndafshit dhe përfundimisht nëpër botë.

Por këto mollë të lashta janë krejt të ndryshme nga varietetet me të cilat jemi mësuar sot. Mollët e egra janë shpesh të vogla, acidike dhe të hidhëta.

Njw eksperimet përdori koleksionin e biodiversitetit të mollës në Kanada, një pemishte në Nova Scotia që përmban mbi njëmijë varietete të ndryshme mollësh nga e gjithë bota, si të egra ashtu edhe të kultivuara. Rritja e pemëve nga malet e Kazakistanit krahas varianteve të kultivuara, i lejoi ekipit kërkimor të bënte krahasime të drejtpërdrejta midis mollëve të sotme dhe mollëve të egra të së kaluarës antike.

Studimi zbuloi se mollët e kultivuara janë 3.6 herë më të rënda dhe 43 për qind më pak acidike sesa homologët e tyre të egër.

Mollët që shohim sot në supermarkete janë edhe më të mëdha dhe më të shijshme se ato me të cilat ushqeheshin paraardhësit tanë.

Ky ndryshim dramatik i aciditetit, i cili kontribuon në thartirën e mollëve, sugjeron që mollët sot janë shumë më të shijshme se ato të së shkuarës.

Ka të ngjarë që, gjatë shumë shekujve, njerëzit zgjodhën të rritnin mollë me molekula më pak bioaktive në favor të atyre me një shije më pak të hidhur, duke rezultuar në uljen e përmbajtjes së fenolit në mollët e kultivuara me kalimin e kohës.

Të fundit

Urimet për Krishtlindjen! Atmosfera e festës ndihet kudo në Tiranë

Atmosfera e festive të fundvitit ka mbërthyer vendin tonë. Këtë mëngjes krishtlindjesh urimet janë të shumta dhe të gjithë...

Lutjet e Papa Françeskut/ Ati i Shenjtë mbajti meshën “Urbi et Orbi” në Vatikan

Le të heshtin armët dhe të kumbojë paqja në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ky ishte mesazhi që dha në këtë ditë Krishtlindjesh nga...

Të huajt zgjedhin Durrësin/ Festat, hotelet të rezervuara nga pushues europiane

Hotelet e Durrësit janë të prenotuar nga shtetas të huaj përgjatë këtyre ditëve të fundit të vitit që përkojnë edhe me festat. Sipas operatorëve...

“Parashqevi Simakun e shkatërroi emigrimi”/ Ngjela: Rasti i saj, i denjë për filma

Parashqevi Simaku ndriçoi që në hapat e parë të karrierës, kur me këngët e saj rrëmbeu zemrat e shqiptarëve. Në një intervistë me gazetaren e...

Shpërblim për policët/ Qasje pozitive e qeverisë, bonuset ‘pasojë’ e rritjes ekonomike

TIRANË- Rreth 8 mijë efektivë policie të rolit bazë pritet të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Burime për Abc News thanë se brenda javës...

Lajme të tjera

Web TV