60-vjeçari u dogj në shtëpi, banorët: Ambulanca dhe zjarrfikësja erdhën me vonesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër pasi zjarri përfshiu banesën e tij.

60-vjeçari, Kapllan Nasufi i cili i përkiste komunitetit egjiptian humbi jetën brenda në shtëpisë ndërsa bashkëshortja e tij e cila u lëndua rëndë thuhet se është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Banorët e komunitetit thonë se ambulanca dhe zjarrfikësja kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje.

Është djeg shtëpia. Burri ka mbetur brenda. Kemi dy orë që marrim zjarrfikësen dhe nuk kanë ardhur.

Bashkëshortja është dërguar në spital për shkak të plagëve të marra. Ata kanë qenë në momentin e zjarrit në shtëpi. Ajo është djeg në fytyrë. Nuk dihet nëse e kanë çuar për Tiranë, është gjynah i Zotit. Ne jemi njerëz, nuk jemi kafshë. Jetojnë me qira si familje se nuk kanë shtëpi.

Ndërkohë një tjetër qytetar tha se autoambulanca është vonuar për mbi një orë.

Kanë ardhur shumë vonë. Kemi lajmëruar zjarrfikësen gjashtë herë. Pas 1.5 orësh kanë ardhur zjarrfikësja dhe ambulanca, Policia ka ardhur shpejt

Të fundit

Partizani krenohet me Igli Taren dhe Amir Rrahmanin/ Bëtë krenarë të gjithë shqiptarët

Igli Tare është drejtori i ri sportiv i klubit të Milanit. Shqiptari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me italianët,...

Hungaria ‘shënjestroi’OJQ, BE ‘kërcënon’ kryeministrin Orban: Tërhiqni projektligjin!

Komisioni Evropian i ka kërkuar Hungarisë të tërheqë menjëherë një projektligj të ri, të paraqitur nga partia e kryeministrit Viktor Orbán, i cili cilësohet...

Karta e azilit s’funksionon, më shumë se 15 mijë shqiptarë u dëbuan nga BE në 2024

Ma avionë nga ajri, traget nga deti apo autobusë në rrugë tokësore...më shumë se 15 mijë qytetarë shqiptarë që qëndronin në mënyrë të parregullt...

Videoja e frikshme/ Kamioni 33 tonësh merr përpara një shtëpi në New Jersey

Momenti i një aksidenti të tmerrshëm në New Jersey, në të cilin një kamion 33 tonësh u përplas me një shtëpi regjistrua nga një...

Zhduken gruaja dhe djali i mitur në Shkodër, burri kërkon ndihmë për gjetjen e fëmijës

Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës zhdukjen e bashkëshortes së tij, Klaudia Hiluku, dhe djalit të tyre rreth 2 vjeç. Sipas tij, prej...

Lajme të tjera

Web TV