Berisha shantazhon diplomatët me video erotike/ Klosi: E turpshme që ka arritur deri këtu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi deklaroi dje në një intervistë televizive se deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend për video erotike janë qesharake.

Sipas Klosit, deklarata të tilla të bëra nga një njeri i rëndësishëm si Berisha, i cili ka qenë president dhe kryeministër i vendit e bëjnë situatën edhe më të rëndë. “Është vërtetë e rëndë dhe qesharake që njerëz të rëndësishme si Berisha që ka qenë president dhe kryeministër, dhe kur merret ai me gjëra të tilla që i quan të rëndësishme, imagjino të tjerët. Ata që varen prej tij, janë bërë kopje të tij në të folur, në gjeste.

Nuk besoj se Rama i druhet pasi problemi që është hapur është shfrytëzuar nga opozita, është një problem amerikan pasi një zyrtar i lartë ka shfrytëzuar pozitën edhe pasi ka dalë në pension”, deklaroi Klosi. Kujtojmë se Sali Berisha ka folur shpesh kohët e fundit për ambasadorë të përfshirë në afera rozë dhe që nuk kanë zbatuar si duhet detyrën. Pa përmendur emra, Berisha teksa ishte i ftuar në një studio televizive solli në vëmendje rastin e një diplomati në Tiranë, për të cilin disponohen video intime me persona në “livadhin e qeverisë”.

“Kur diplomati dashurohet në livadhin e qeverisë dhe ato të veshit ja kthen të gjitha në puthje qeverisë dhe shkelma opozitës ky është konflikt i hapur interesi.  A do të të them unë ty, që është larguar tjetri, shumë i rëndësishëm, ambasador i filmuar. Të lutem, nuk flas kot, hiqe nga mendja se unë i lejoj vetes të flas kot”, deklaroi Berisha.

Të fundit

“Mbret dhe Pushtues”, Norton e Coster-Waldau luftojnë në Betejën e Hastingsit

Ky tregim i vitit 1066 detyron shikuesit të kalojnë përmes episodeve të mbushura me shpjegime, dhe ritmi i tij...

Gushti shënon rekord aksidentesh në Fier, pasoja në jetë njerëzish

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë. Sipas...

Kabineti “Rama 4”, shefi i qeverisë takime me vartësit, në Kryeministri edhe Pacolli

Socialistët duhet të presin edhe pak ditë për të mësuar nëse do të jenë pjesë e ekipit “Rama 4”, pasi kryeministri ende nuk e...

Partiçkat

  Nga ARTUR AJAZI Zgjedhjet e 11 Majit, treguan se krijimi i partiçkave tëreja, ishte fillimi i fundit të atyre që besojnë akoma se “në politikë...

Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

Në Novosibirsk, Partia Komuniste ka dalë në rrugë jo për ideologji, por për WhatsApp. Qytetarët rusë janë të zemëruar pasi qeveria ndaloi thirrjet në...

Lajme të tjera

Web TV