Biden letër Osmanit/ Njohja reciproke, për një të ardhme paqësore për Kosovën dhe Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke u zotuar se Uashingtoni do të vazhdojë mbështetjen për Prishtinën. Në letrën dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Biden ka shprehur mbështetjen e tij për dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. “SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve me Serbinë. Ne mirëpresim pranimin e propozimit të BE-së për normalizim, me synimin përfundimtar të njohjes reciproke, që do të ndihmonte të arrihej një e ardhme më paqësore dhe prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Bidenit. Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008, por pavarësia e saj kundërshtohet ende nga Serbia, që e konsideron Kosovën pjesë të saj. Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve që nga viti 2011, nën ndërmjetësimin e BE-së. Ky proces mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Së fundmi, palët kanë pranuar një propozim evropian për normalizimin e raporteve, por ky propozim nuk është bërë publik. Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë. Kosova insiston që një marrëveshje finale për normalizim të raporteve të përfshijë edhe njohjen reciproke, ndërkaq Serbia dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Kosova 15 vite shtet, Macron letër Vjosa Osmanit: Duhet të rifillojë dialogu me Serbinë!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar sot një letër urimi presidentes, Vjosa Osmani, për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në letrën e tij, Macron ka thënë se Kosova ka përkrahjen e plotë franceze në forcimin e sundimit të ligjit, ndërsa ka bërë thirrje që t’i kushtohet rëndësi rifillimit të diskutimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Macron tregon se me agresionin rus ndaj Ukrainës, Ballkani Perëndimor është bërë fokus i BE-së, teksa përmend interesimin e kompanive franceze për investime në Kosovë. “Situata e re gjeopolitike e krijuar nga lufta e agresionit rus në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin e tij politik, ekonomik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është ajo në të cilën jemi fokusuar gjatë presidencës sonë të Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2022. Në këtë drejtim, përshëndes solidaritetin e treguar nga Kosova për pritjen e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas. Në këtë kontekst të mbushur me kërcënime dhe vështirësi, inkurajoj Kosovën që të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që të lehtësojë integrimin e saj evropian. Për ta bërë këtë, mund të mbështeteni në përkrahjen tonë”, ka thënë Presidenti Macron. Macron e konsideron thelbësore diskutimin në mes të dy shteteve për të vazhduar perspektivën evropiane dhe se pret angazhim të plotë nga të dyja palët. “Është gjithashtu thelbësore të rifillojnë diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili është një element qëndror për perspektiven evropiane të të dy vendeve dhe për sigurimin e stabilitetit të rajonit dhe kontinentit evropian. Ne presim që të dy vendet të angazhohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE”, përfundoi ai.

Lexo edhe :  Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 22-të për konstituimin e Kuvendit

SHBA: Nuk ka ndryshuar pozicioni për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, i ka thënë të enjten Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ndryshuar pozicionin sa i përket njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Në përgjigje është thënë se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilit synohet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me qëllim përfundimtar njohjen reciproke”. Çështja e njohjes është aktualizuar pas letrave të dërguara nga presidenti amerikan, Joe Biden dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken te presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për ditën e shtetësisë së Serbisë, më 15 shkurt, në të cilat nuk është përmendur në mënyrë specifike njohja reciproke mes dy vendeve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë duhet të përfshihet njohja. Ai i ka bërë këto deklarata teksa e ka komentuar propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Planin e kanë pranuar si Kosova, ashtu edhe Serbia, por ai nuk është prezantuar asnjëherë në publik. Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë. Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011. Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar. Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale. Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi./REL/

 

 

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV