Çështja “McGonigal”/ Rama ‘thyen’ heshtjen: Nga njohja tek komisioni hetimor (Intervista)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një itervistë për emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama ka folur për njohjen e tij me Charls McGonigal, i arrestuar dhe proceduar në SHBA për lidhje me oligarkët rusë dhe korrupsion. Rama ka treguar për katër takimet me McGonigal dhe përse sipas tij përmendet 14 herë në aktakuzat e ngritura në SHBA. Kreu i qeverisë tha i prerë se nuk do lejojë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar si kërkesë e opozitës. Rama është ndalur edhe për problematikën e brendshme në PD për të cilën u shpreh se nuk ka ndikim në gjykatë për çështjen e vulës dhe logos së partisë më të madhe opozitare.

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtejn dhe mbrëmjen e djeshme I dha përgjigje disa pyetjeve në lidhje me skandalin “McGonigal”, për të cilën drejtësia e SHBA-ve e akuzon sit ë lidhur me oligarkët rusë dhe se nuk ka deklaruar katër takimet me kryeministrin tonë. Gjatë intervistës Rama u ndal edhe në akuzat që ka ngritur opozita ndaj tij dhe sfidoi duke thënë i prerë se nuk do të lejojë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për këtë çështje. Më poshtë pjesë nga intervista e kryeministrit dhënë për drejtuesin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu.

Blendi Fevziu: Pse nuk shkoni në Parlament? Ju e keni detyrim kushtetues të shkoni në Parlament dhe t’i përgjigjeni.

Edi Rama: Kur fola për ça fola nuk kisha parasysh fryrjen e bilbilave por kisha parasysh një vijë të gjatë dhe të pambarimtë sjelljeje që është në nivelin më të ulët të edukatës. Unë flas për qëndrimin tim, unë do shkoj në Parlament kur e shoh unë të arsyeshme.

Blendi Fevziu: Por e keni detyrim. Nëse se shihni të arsyeshme gjatë gjithë vitit, nuk do të shkoni?

Edi Rama: Unë nuk flas me nëqoftëse por, me faktin e thjeshtë që më vjen turp dhe realisht turp që nuk kam mundur të ndikoj në ndryshimin e kësaj situate që ka vite dhe përkundrazi jam bërë dhe unë pjesë e se është ajo shprehja “kush fle me qenin gdhihet me pleshta”. Do jem shumë i rezervuar në raport me politikën e përditshme.

Blendi Fevziu: Belind Këlliçi përshembull është përjashtuar nga Parlamenti pa folur fare.

Edi Rama: E para unë nuk përjashtoj deputetë, nuk jam anëtar i komisionit përkatës dhe mazhoranca nuk është një trupë që bashkohet për të përjashtuar njerëz, por besoj që nuk ka shqiptar normal që nuk pajtohet me përjashtimin e tyre.

Blendi Fevziu: Po ju pyes si qytetar i republikës së Shqipërisë. A mendoni ju që opozita duhet të hyjë në zgjedhje dhe të regjistrohet ajo opozitë që është atje?

Edi Rama: Ç’domethënë të regjistrohet ajo opozitë që është atje?

Blendi Fevziu: Të marrë pjesë në zgjedhje.

Edi Rama: Cila është opozita atje?

Blendi Fevziu: Opozita e përfaqësuar nga PD, e drejtuar nga Sali Berisha.

Edi Rama: Kjo është një çështje që në dijeninë time është në gjykatë.

Blendi Fevziu: Derisa gjykata të japë një përgjigje ata mund të mos hynë fare në zgjedhje.

Edi Rama: Është një çështje e gjykatës.

Blendi Fevziu: Dhe mund të mos regjistrohet asnjëra palë.

Edi Rama: Nuk është fare tema ime kjo.

Blendi Fevziu: Si do shkoni ju në zgjedhje pa opozitë?

Edi Rama: Ne nuk kemi lidhje se kush shkon në zgjedhje. Zgjedhjet janë një ofertë. Pra populli përmes Kushtetutës hap garën dhe pret ofertat. Ne do shkojmë atje me ofertën tonë siç kemi shkuar gjithmonë. Nëse dikush thotë që nuk kam ofertë sepse nuk kam vulë, tjetri thotë nuk kam ofertë se nuk kam firmë, tjetri thotë se nuk kam ofertë se bëj se nuk kam këtë po hallin e ka diku tjetër kjo është punë e tyre. Kjo nuk është një bisedë për mua këtu.

Blendi Fevziu: Pse nuk ja tregoni komisionit hetimor parlamentar se s’keni asnjë lidhje me çështjen McGonigal? Opozita pretendon se ju jeni i kapur në këtë çështje.

Edi Rama: Nuk kemi arritur në pikën që unë pretendoj që ju merreni me trafik droge dhe unë dua t’ju hetoj. Po sjemi nëkëtë pikë, kjo ndodhte në kohën e diktaturës. Që ngrihej akuza dhe pastaj kërkoheshin provat.

Blendi Fevziu: Jo, komisioni parlamentar është politik më shumë, me këtë merret.

Edi Rama: Më vjen jashtëzakonisht keq por kjo nuk ka për të ndodhur sepse është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me të gjitha sepse të marrësh zvarrë njerëzit prej ditësh duke tundur atë (dokumentin) duke thënë se Kryeministri është bërë pjesë e aferës së madhe. Ata kanë të drejtë që të besojnë se unë jam jo djali i Kristaq Ramës por djali i Satanait, këtë të drejtë ta mbajnë për vete, ta ndajnë me njerëz që ju shkojnë nga mbrapa. Ata s’kanë asnjë shans që ta përdorin Parlamementin për ta kthyer atë hapësirë në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme të kësaj natyre, pa asnjë bazë.

Blendi Fevziu: Me çfarë të drejte e refuzoni këtë komision?

Edi Rama: Se ka një cak çdo gjë, ka një cak…

Blendi Fevziu: Pra nuk do pranohet?

Edi Rama: Nuk ka shans të pranohet.

Si u gjend në zyrën tuaj ky zyrtar i FBI zoti Rama?

Edi Rama: Siç gjenden të gjithë zyrtarët e të gjitha shteteve në zyrën time.

Në këtë rast ambasada çon një letër që thotë po mbërrin në Shqipëri finali, i dhe i lutet Kryeministrit që brenda axhendës…

Edi Rama: Jo nuk është e vërtetë. Ambasada e SHBA përfaqëson Departamentin e Shtetit. FBI është komplet gjë tjetër nga DASH. CIA është komplet gjë tjetër nga FBI dhe DASH.

Po kur ka ardhur drejtori i CIA, ka qenë i shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë.

Edi Rama: Është zgjedhja e secilit prej tyre, nuk është aspak zgjedhje e ime, apo nuk është detyra ime t’ju them që kalo nëpërmjet ambasadës.

E kërkoi zoti McGonigal takimin apo dikush tjetër?

Edi Rama: Ai personalisht.

…Ju thoni se nuk e njihnit deri në atë moment Agron Nezën, nuk kishit asnjë njohje me të? Si jua prezantoi?

Ky është miku dhe bashkëpunëtori im.

Miku dhe bashkëpunëtori. Ky ka qenë takimi juaj i vetëm me Nezën?

Ka qenë prezent edhe në raste të tjera kur kam qenë më McGonigal.

Është shumë e çuditshme, unë kam një video të marrë më 14 Shkurt 2022, në ceremoninë e hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe është e çuditshme, ju jeni duke mbajtur fjalim dhe Neza është i ulur aty midis zyrtarëve të Ambasadës dhe diplomatëve të OKB. Çfarë kërkon Agron Neza, një person privat në atë pritje?

Kjo është një pritje ku ka pasur rreth 300 të ftuar shqiptarë dhe të ftuar që kishin sjellë të tjerë me vete, kështu që të thuash tani çfarë kërkon ky atje është si të thuash çdo një shqiptaro-amerikan… kanë qenë gjithë ato njerëz, nga komuniteti shqiptaro amerikan, nga trupi diplomatik atje dhe kanë qenë edhe shqiptarë që vinin me shqiptarë, siç vijmë ne shqiptarët që çfarë problemi ka këtu, çfarë tregon kjo tashi?

Kjo është dhe ftesa, që flet për prezencën tuaj, ftesa e të njëjtës datë.

Çfarë tregon kjo tani?

Po ju pyes a e keni takuar edhe në evente të tjera?

Të thashë që e kam takuar në ato raste. Çfarë ka këtu? A ia kam dhënë dorën tek kjo? Po as e mbaj mend fare por mund te dhe tia kem dhënë dorën, e çfarë ka?

Lexo edhe :  Rama merr pjesë në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025

A keni biseduar vetëm për vetëm me të ndonjëherë? 

Jo.

Po Duçka ç’kërkonte në këtë takim të parë mes zyrtarit të FBI?

Ftojeni dhe pyeteni.

Po sepse Neza ishte shoqëruesi i tij, partner në biznes, po Duçka çfarë ishte?

Ftojeni dhe pyeteni

Duçkën?

Nuk ka qenë në takimin e parë.

Nuk ka qenë në takimin e parë?

Jo nuk ka qenë.

Po Duçka çfarë ishte?

– Ftojeni dhe pyeteni. Nuk ka qenë në takimin e parë.

A kanë përfituar Neza dhe Duçka nga vizita e McGonigal?

– E para nuk rezulton asgjëkundi kjo që thoni ju. E dyta, unë e kam thënë vetë që ai ka ardhur dhe ka folur me mua për influencën ruse. Por asnjëherë nuk më ka kërkuar ndonjë gjë konkrete për x apo y person. Ka folur vetëm në parim.

Nuk ju kanë kërkuar gjë?

– More asgjë, as dëshmi, as pyetje e as interesim. Shiko konkluzionin e aktakuzës, nuk ka as korrupsion, as blerje e as shitje. Thjesht ky njeriu nuk kam deklaruar ca udhëtime që ka bërë, që është puna e tij, dhe që ka marrë ca para në konflikt interesi.

Pse ju ka përmendur Prokuroria amerikane kaq herë?

– Se jam më i gjatë, çfarë të them unë. Kam kam vajtur në Nju Jork, më ka ftuar në zyrëbn e FBI në Nju Jork. Unë kam pasur me të një raport shumë miqësor.

Ish-e dashura ka thënë që ju flisnit në një aplikacion të veçantë?

– Kush ajo që ka thënë e kam dhjerë fare, më falni për shprehjen. Apo që kam marrë para nga mediat shqiptare.

A e ndihmuat Bashën të mbyllte këtë çështje (financimin e PD me para ruse) në Prokurori?

– Po pse do ta ndihmoja?! Paratë i ka marrë Luli, vinte këtu bënte mëk-mëk te ty se nuk dinte çfarë të thoshte. PD ka marrë para nga rusët për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë. Tani na del se edhe non-gratën e këtij të vdekurit që është gjallë e kam bërë unë. Të besosh këtë ose duhet të jesh idiot ose berishist.

Blendi Fevziu: Në akt-akuzë përmenden, thuhet që McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë i kujdesshëm me rusët dhe kjo shkonte në favor të një kompanie që kishte në favor Duçka dhe Neza.

Edi Rama: E para njëherë nuk rezulton asgjëkundi kjo që thoni.

Blendi Fevziu: Kanë pasur ndonjë përfitim këta të dy?

Edi Rama: E dyta, kam thënë vetë që ai ka ardhur dhe me mua ka folur pikërisht këtë, influencën ruse në rajon, influencën ruse këtu e atje, edhe në Shqipëri duhet bërë kujdes sepse mund të hyjë nëpërmjet të tjerësh e kështu me radhë. Asnjëherë nuk më ka kërkuar asgjë konkrete për x apo y.

Blendi Fevziu: Duke penalizuar këtë kompani që ishte…

Edi Rama: Nuk ka penalizuar asnjë kompani ai.

Blendi Fevziu: Thjesht ka folur në parim apo konkretisht?

Edi Rama: Vetëm në parim.

Blendi Fevziu: Vetëm në parim sepse aktakuzë thotë që indirekt përfitonte Neza dhe Duçka.

Edi Rama: Ato janë pretendime të cilat nuk kanë sjellë në ngritje të asnjë akuze as për njërin, as për tjetrin.

Blendi Fevziu: Dakord, nuk ka sjellë. Kam të drejtën të pyes.

Edi Rama: Këtu hyjmë në fushën e fantazisë sepse faktikisht jemi këtu në kushtet kur është ngritur një zallamahi e madhe që ka një akt-akuzë dhe një hetim në Amerikë që e tregon që Kryeministri i Shqipërisë është përfshirë në korruptimin e një zyrtari të lartë të FBI-së. Ku e tregon aktakuza këtë?

Blendi Fevziu: Prit një minutë. Aktakuza pse duhet ta përmendë 14 herë kryeministrin e Shqipërisë? Neza dhe McGonigal kanë takuar gjysmën e Tiranës.

Edi Rama: Në aktakuzë përmendet dhe dhënia e një shume parash në një parkim. Ç’domethënë kjo pse duhet përmendur parkimi?

Blendi Fevziu: Pse gjendet 14 herë emri juaj në aktakuzë?

Edi Rama: Ç’domethënë 14 herë apo 24 herë. Është çështje e narrativës që ka çuar në ngritjen e akt-akuzës. Në fund çfarë thotë akuza aty? Në fund akuza thotë se ish-zyrtari i lartë i FBI-së nuk ka raportuar udhëtimet dhe ka marrë para borxh.

Blendi Fevziu: Grand juria ka kërkuar gjitha informacionet që lidhen me ju.

Edi Rama: Grand juria nuk ka kërkuar asnjë informacion që lidhet me mua.

Blendi Fevziu: Ja ku e ke këtu…

Edi Rama: Atë e kam lexuar unë. Nuk ka kërkuar asgjë nga unë, asgjë nga qeveria, asgjë nga askush po të them.

Blendi Fevziu: Nuk ka kërkuar?

Edi Rama: Asgjë.

Blendi Fevziu: A ju është marrë dëshmi për këtë çështje?

Edi Rama: Asgjë po të them. Jo dëshmi, por as pyetje, as interesim. More fare, fare, fare. Në fund fare po ta përsëris, nuk ka nevojë t’i besosh fjalëve të mia. Shiko konkluzionet e akt-akuzës. Në akt-akuzë nuk ka as korrupsion, nuk ka as blerje, nuk ka as shitje në aktakuzë ka vetëm që ky njeriu nuk ka deklaruar disa udhëtime që ka bërë që është problemi i tij, puna e tij që nuk kam lidhje unë fare dhe që ky njeriu ka marrë para borxh në konflikt interesi me atë tjetrin. Pra nuk flitet për asgjë tjetër. Gjithë këto të tjerat janë vetëgjyqësia shqiptare. Gjithë përmendjet janë kontekstuale, nuk ka përmendje ku implikohet…

Blendi Fevziu: E para njëherë thotë që jeni takuar edhe shumë herë të tjera në Uashington dhe Nju Jork me të. Janë dhe 3 takime të tjera.

Edi Rama: Ore zotëri kur kam vajtur në Nju Jork më ka ftuar në zyrën e FBI-së së Nju Jorkut. Kam qenë në zyrën e FBI të nju Jorkut. Kanë qenë takime miqësore mikpritjeje. Mikpritjen këtu ai ma kthente atje, por nuk kishte asnjë lloj, prandaj kam thënë që kam pasur me të raport miqësor

Fevziu: A keni gisht te shpallja non grata e Berishës?

Rama: Deri dje unë e bëja këtë nëpërmjet Sorosit. Tani iku Sorosi. Tani doli ky, nëpërmjet këtij unë kam kapur sekretarin e shtetit. Sikur SHBA-të të bliheshin dhe të shiteshin do ishin prej kohësh leckat e fuqive të naftës. Do i kishin blerë, do i kishin shitur dhe do i kishin bërë leckë, gjithë ata trilionerë që janë në shkretëtirat e naftës. Si mund kryeministri i Shqipërisë, një vend i vogël të fusë nën kontroll SHBA-të dhe për çfarë për t’i vënë vulën non-grata një të vdekur që kujton se është gjallë.

Sikur Amerika të lobojë kështu, po të them që do ishte bërë leckë për të fshirë këmbët planeti.

Po mo influenca, po me çfarë, me piktura apo me video erotike. Shqipëria paska potencial që me para, me eros, me piktura ta marrë Amerikën për hunde dhe DASH, CIA, FBI të punojnë për të.

Ku ka Zot në tokë që e blen Amerikën, nuk ekziston.

Fevziu: Sipas mediave, iu ka marrë para biznesmenëve? Ikën andej ha pilaf, merr titullin qytetar nderi në Tropojë…

Rama: E para e punës ai ishte shefi i kundërzbulimit për Neë Yorkun dhe bën pikërisht këtë gjë, ha pilaf, bën punën e tij.

Ato janë kazanë të llojit të tyre. Kujton se Amerika nuk ka kazanët e vetë. Ndërkohë që gazeta serioze e referojnë me shumë korrektësi duke u bazuar te aktakuza. Jam kryeministri i Shqipërisë dhe patjetër do më përmendin emrin. Sepse emri im figuron në gjithë narrativën e aktakuzës.

Fevziu: Ta garantoj dhe unë, ka takuar njerëz të biznesit.

Të fundit

Më pak shpendë në Ohër e Prespë, shkak ngrohja globale

Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera ka një rënie të numrit të shpendëve në ujërat e Parkut Kombëtar...

Adoleshentë me cigare elektronike, mjekët: Është shtuar konsumi

Konsumimi i cigareve elektronike ka shënuar një rritje të ndjeshme vitet e fundit, sidomos tek adoleshentët. Sipas specialistëve ky fenomen është kthyer në shqetësues,...

Rama nga Korça: Do të hapim qendrën e parë turistike të skive në vend

Kryeministri Edi Rama është shprehur përmes një videoje në rrjetet sociale se ka ardhur koha për qendrën e parë turistike të skive në Shqipëri....

Ndërhyrje e rrallë tek pacientja 24-vjeçare me pajisje të avancuara te Neurokirurgjia

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi i mjekëve në repartin e neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore...

Qeveria miraton kreditë me interes 0% për 530 punonjës të administratës

Qeveria do të japë kredi me interes 0% për 530 punonjës të administratës publike për vitin 2025. Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare përcakton...

Lajme të tjera

Web TV