20 Shkurt 1986/ Bashkimi Sovjetik lëshon në hapësirë Stacionin Hapësinor MIR

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sovjetikët çelin një fazë të re në eksplorimin e hapësirës, me lëshimin e stacionit më të madh hapësirësor në botë, MIR. Lëshimi i suksesshëm i MIR, erdhi pak më shumë se 3 javë nga katastrofa e anijes hapësinore amerikane ”Challenger”, në të cilën gjetën vdekjen 7 shtatë astronautë.

Në Kongresin e Partisë Komuniste mbajtur një javë më vonë në Moskë, projekti MIR u përshëndetet si dëshmi se sovjetikët po udhëhiqnin eksplorimin paqësor të hapësirës. MIR, që do të thotë si paqe ashtu edhe botë në gjuhën ruse, kishte për qëllim të siguronte bazën për një kompleks të përhershëm në orbitën në Tokë.

MIR zevendësoi stacionin e vjetër sovjetik “Salyut 7”, të lëshuar në prillin e vitit 1982. Edhe amerikanët kishin stacionin e tyre hapësinor, “Skylab”, i cili kishte pësuar një defekt, dhe për shkak të kostos së madhe të riparimit, u lejua të rrëzohej në Tokë në vitin 1979.
Me shembjen e Bashkimit Sovjetik, stadioni hapësinor fitoi një status ndërkombëtar, duke u bërë “shtëpia” e përkoshme e astronautëve nga vende të ndryshme, kryesisht amerikanë dhe rusë, ndërsa disa vite më parë për shkak të amortizimit, nisi ndërtimi i një stacioni të ri dhe braktisja e të vjetrit.

Të fundit

26 vjeçe në Kuvend/ Zegjine Çaushi ‘u mbyll gojën” kritikëve: Kam boll kohë për të mësuar

Kandidatja socialiste në Fier, Zegjine Çaushi, ka bërë reagimin e parë pasi rimori mandatin e deputetes. Maldrita Bardho u zgjodh...

“Nuk ka më toka të Xanuna”, Rama i lë afat Vlorës 48 orë, Dredha në aksion

Lirimi i hapësirave publike është marrë seriozisht nga Kryeministri Rama, i cili paralajmëron shkelësit në kryeqytet për ndjekje penale dhe gjoba. Si shembull kryeministri...

Përmbytjet në Teksas, konfirmohen 24 viktima, 20 vajza të mitura rezultojnë të zhdukura

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 vajza që ndiqnin një kamp veror rezultojnë të zhdukura, pasi shirat e rrëmbyeshëm...

“Parajsa e pazbuluar e Evropës”/ Plazhet e Shqipërisë, si në Greqi dhe Kroaci

Shqipëria rekomandohet si një destinacion për tu vizituar gjatë verës .Platforma ndërkombëtare  Travel and Towrs world analizon lehtësitë e lëvizjes me viza britanike dhe...

Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia nuk duket se do e...

Lajme të tjera

Web TV