Pse aleatët po braktisin Berishën?/ Analisti Nazarko rendit arsyet: I kanë detyruar…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në NewsLine në Abc News komentoi vendimin e partive opozitare për të garuar nën siglën e tyre në zgjedhjet lokale.

I pyetur se pse aleatët po braktisin Sali Berishën, analisti renditi disa arsye që sipas tij, i kanë detyruar ata të garojnë vetëm.

Nazarko theksoi se partitë e vogla synojnë të mbrohen nga një vendim bojkotues në zgjedhje nga ana e Berishës, të kapitalizojnë votën opozitare si edhe të sinkronizohen me qëndrimin e SHBA-ve.

Është një sjellje pragmatike e tyre që synon që t’i mbrojë nga një qasje e tipit ekstremist që mund të vijë prej PD, që në një moment mund të vendosë që të kandidojë me një logo tjetër dhe partitë e vogla synojnë të mbrohen nga një vendim me karakter bojkotues.

Së dyti, duke ditur në rast të një bojkotimi, kanë mundësi të kapitalizojnë votën opozitare. Së treti, duke pasur fokusin tek parlamentet lokale, e deoideogjilizojnë dhe janë më të hapur për koalicionet e vogla në nivel bashkish, duke kaluar edhe me qeverinë nëse është e dobishme.

Së katërti duke bërë kështu, maksimizojnë votën e tyre dhe së pesti reflektojnë prirjen e SHBA, që kanë shkopin në dorë dhe synojnë të heqin çdo bazë legjitimimi të PD të udhëhequr nga Berisha. Veprojnë në këtë mënyrë duke u sintonizuar me qëndrimin e SHBA“, tha Nazarko.

Të fundit

Zjarret në vend, gjatë 24 orëve janë evidentuar 29 vatra, 13 prej tyre ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi po përballet me një numër të madh zjarresh, duke përfshirë 29 vatra të...

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë ushqimore, autoritetet kanë bllokuar 76.1...

Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

nga Stuart Heritage Ka një ritual që pothuajse çdo aktor komik e përjeton gjatë karrierës së tij. Pas vitesh – ndonjëherë dekadash – ndërtimi të...

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona. Pyetja kryesore që shtrohet është:...

Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli për periudhën pas daljes nga...

Lajme të tjera

Web TV