Emri/ Identifikohet shqiptari që u vra aksidentalisht në Athinë, ishte hidraulik…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptari që u vra aksidentalisht gjatë një sherri me armë zjarri në Greqi është identifikuar.

37-vjeçari quhet Sandri dhe sipas informacioneve është me profesion hidraulik. Kujtojmë se ai mbeti i vdekur pas një sherri banal në lagjen Nea Jonia të Athinës.

Sipas policisë greke, gjithçka nisi pas një konflikti rreth orës 23:40, që disa klientë shqiptarë patën mes njëri-tjetrit në ambientet e një lokali.

Shumë shpejt sherri degjeneroi në përplasje fizike, e në vazhdim njëri prej tyre nxori një pistoletë që mbante me vete dhe qëlloi me armë ndaj grupit kundërshtar.

Plumbat plagosën një prej klientëve që ndodhej në lokal, i cili nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Ai u dërgua në spitalin KAT me plagë në gjoks dhe shpatull, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Policia e cila mbërriti në vend ngjarje brenda pak minutash, tha se autorët mundën të largoheshin me një automjet të markës “Mercedes”, por nuk u bë i mundur ndalimi i tyre.

Në vend u gjetën shtatë gëzhoja dhe një plumb të deformuar, të cilat u dërguan për ekzaminim. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, por dyshohet për larje hesapesh mes bandave.

“Dola jashtë, ishte kaos, e pashë të plagosurin të rënë. Një makinë është larguar me shpejtësi dhe i kanë bërtitur shoferit “ik, ik””, tha për mediat greke një banor i zonës.

Të fundit

VIDEO-“Romancë” në samitin e BE-së/ Rama “mbyt me puthje” Giorgia Melonin

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Moldavi, ku është mbledhur Komuniteti Politik Europian, bashkë me liderë të tjerë të...

Vetmia mbaroi! Këto shenja horoskopi do të gjejnë gjysmën tjetër në qershor

Vera erdhi, temperaturat po rriten, humori bëhet më i lehtë dhe nevoja për dashuri fillon të stimulohet shumë më tepër. Pra, qershori, muaji ku Afërdita...

1 Qershori/ Përurohet Akademia e parë e Çiklizmit, Veliaj: Dhuratë për fëmijët e Tiranës

Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës u inaugurua sot Akademia e Çiklizmit, një hapësirë e standardizuar e stërvitjes dhe garave për të vegjlit....

Gjykata lë në burg Belerin/ Reagon Ministria e Jashtme Greke: E jashtëligjshme

Ministria e Jashtme greke ka dalë në një deklaratë për shtyp për çështjen Beleri. Në këtë deklaratë theksohet se, “Refuzimi i sotëm i ankesës kundër...

Vin Veli flet për raportin me Bora Zemanin: Marrëdhënia është shumë e mirë

Edhe pse kanë vite të ndarë dhe secili ka vijuar jetën e tyre, Bora Zemanin dhe Vin Veli do i bashkojë gjithnjë një dashuri...

Lajme të tjera

Web TV