Një vit nga nisja e agresionit rus/ Zelensky: Ne nuk jemi thyer, Ukraina do triumfojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shprehu besimin në fitoren e shtetit të tij ndaj forcave pushtuese ruse, një ditë para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit.

Në prag të përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit, liderët perëndimorë rritën mbështetjen e tyre për Kievin, me ministrat e G7-s që diskutuan për sanksionet e reja ndaj Rusisë dhe me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që ka përgatitur një rezolutë që bën thirrje për paqe.

“Ne nuk jemi thyer, ne kemi tejkaluar shumë sfida dhe do të triumfojmë. Do të mbajmë përgjegjës të gjithë ata që e sollën këtë ligësi, këtë luftë në tokën tonë”, tha Zelensky.

Edhe banorët e kryeqytetit ukrainas, Kiev, u shprehën të vendosur në fitoren e shtetit të tyre.

“Ky ka qenë viti më i rëndë i jetës sime dhe i të gjithë ukrainasve”, tha Diana Shestakova, 23-vjeçare, i dashuri i së cilës që një vit është duke luftuar.

“Jam e sigurt se ne do të jemi fitues, por ne nuk e dimë se sa kohë do të duhet të presim dhe sa shumë persona do të vriten deri kur të vijë kjo kohë”, shtoi ajo.

Në qytetin perëndimor ukrainas, Lviv, një artist zviceran ka shfaqur fotografitë e të gjitha viktimave në muret e ndërtesave, për t’i nderuar ata.

Në përvjetorin të parë të nisjes së pushtimit më 24 shkurt, ushtria ukrainase tha se pret që atë ditë Rusia të kryejë sulme ajrore.

Si pasojë e konfliktit njëvjeçar, pjesë të mëdha të Ukrainës janë shkatërruar dhe sipas burimeve perëndimore, deri më tani 150.000 persona kanë vdekur nga të dyja palët.

Të fundit

Ndërtoi pa leje, arrest me burg për ndërtuesin dhe ekspertin! Sekuestrohet hoteli

Prokuroria e Gjirokastrës ka caktuar masën "arrest në burg" për R.S., i akuzuar për ndërtim të paligjshëm të një...

Fushata elektorale, Rama takim me banorët e Petrelës: “Ju zgjodha sepse…”

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon një takim me banorët në Petrelë, të Tiranës. Takimi po zhvillohet në kuadër të fushatës elektorale. Rama në nisje është...

“Gënjeshtër totale!” Grenell hedh poshtë lajmet për takimin e Ramës me djalin e Trump

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale është përfshirë në një debat me drejtorin e zyrës së shtypit të PD,...

Mbështeti Berishën! Kush është Elmar Brok, njeriu i cili paguhet për takime me qytetarët

Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok ishte pak ditë më parë në Tiranë ku mbështeti publikisht kryetarin e PD-së, Sali...

Rama: Familja Trump u detyrua të mohojë shpifjen për takimin tim në Beograd, turp!

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë deklaratat se ai nuk mori pjesë në funeralin e Papës, pasi pritej që të shkonte në Beograd ku...

Lajme të tjera

Web TV