“Qetësohuni”/ Alibeaj mesazh grupit të Berishës për protestën e 3 marsit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar këtë të enjte një takim me disa degë të Partisë Demokratike në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj u ndal edhe te vendimi që pritet të marrë Gjykata e Apelit më 3 mars, në lidhje me vulën dhe logon e kësaj force politike.

Alibeaj iu drejtua grupit të Sali Berishës se e drejta do të fitojë dhe shtoi se nga ana juridike, ata nuk kishin të drejtë dhe prova që të shkonin në gjykatë

“Çdo të bëhet në datën 3? E drejta do të fitojë, ligji do të fitojë, kontributi do të fitojë, historia do të fitojë, e ardhmja e Partisë Demokratike do të fitojë.

Ndaj, qetësohuni sepse ajo që vjen pas datës 3, në çdo rast do të jetë një barrë më e madhe për demokratët, një peshë përgjegjësie më e madhe sesa sot për demokratët, për shqiptarët dhe për Shqipërinë.

Kjo është ajo e cila realisht më preokupon mua sesa teknikalitetet e vendimit.

Doni për vendimin?

As kanë të drejtë të shkonin ata në gjykatë, as kanë prova ata të shkonin në gjykatë.

Me një gjykatës, i cili, të gjithë e dimë, i korrputuar politikisht dhe në presionin e të gjithë atyre elementëve, edhe financiare dha atë lloj vendimi”, theksoi ai.

Të fundit

Kosovë, KQZ miraton listën e votuesve për zgjedhjet lokale, 41 mijë zgjedhës më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 41-të të këtij viti, u njoftua me Raportin Informues mbi Listën...

Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon në GJKKO dosjen për dy të pandehur

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1...

SHBA feston përvjetorin e Pavarësisë, Nancy VanHorn nderon kujtimin e Feti Voglit

Diplomatja e lartë amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka kujtuar dje me nderim komandantin shqiptar Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës...

Berisha: Me valixhet e Ramës bëhen trafiqe të paligjshme

Udhëtimi i kryeministrit Edi Rama për në Samitin e NATO-s ka rikthyer akuzat e opozitës se lideri i qeverisë fluturon me charter, një shpenzim...

Titullari i Barcelonës befason botën: Pranoj ulje page

Frenkie De Jong ka rënë dakord të ulë pagën për të zgjatur kontratën e tij me Barcelonën. Lajmi raportohet nga gazeta spanjolle AS. Klubi katalanas...

Lajme të tjera

Web TV