“Kufomat notonin gjithandej”, mjekja rrëfen tmerrin nga përmbytja e anijes në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i emigrantëve që vdiqën mëngjesin e sotëm në Cutro ka shkuar në 59 pasi anija me të cilën po shkonin drejt Italisë u nda në dysh.

Mediat italiane raportojnë se numri i viktimave mund të rritet në më shumë se 100.

Mes viktimave të konfirmuara janë 14 të mitur, mes tyre edhe një foshnje disa muajshe.

Mjekja Laura De Paoli ka rrëfyer për mediat italiane se kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kishte kufoma që shiheshin gjithandej.

“Kur mbërritëm në vendin e përmbytjes së anijes, pamë kufoma që notonin kudo dhe shpëtuam dy burra që mbanin në krahë një fëmijë. Fatkeqësisht, fëmija kishte vdekur.

Të dy që mbajtën fëmijën mundëm t’i shpëtojmë.

Ata ishin vëllai dhe daja i djalit. Ne u përpoqëm ta rikthenim, por mushkëritë e tij ishin plot me ujë. Ai ishte 7 vjeç”, tha mjekja.

Deri më tani janë shpëtuar 80 emigrantë. 21 prej tyre janë dërguar në spital ndërsa pjesa tjetër janë strehuar në një qendër për azilkërkuesit.

Të fundit

Rrëmbimi i ish-agjentit të FBI, në kërkim ish-ambasadori iranian në Shqipëri

Zyra e FBI-së në Uashington publikoi këtë të hënë postera për kërkimin e informacionit, të cilët paraqisnin tre oficerë të lartë...

Mohoi ekzistencën e lypësve, ministrja jep dorëheqjen, ja deklarata që tronditi vendin

Ministrja e Punës e Kubës, Marta Elena Feitó-Cabrera, ka dhënë dorëheqjen pasi deklaratat e saj ku mohonte ekzistencën e lypësve në ishullin e drejtuar...

Vrasja e Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe një vajzë

Mes personave të shoqëruar për vrasjen e Renis Dobrës, raportohet se është edhe një vajzë. Vajza e shoqëruar është e dashura e Fatjon Bushgjokës, një...

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të personelit dhe tkurrje të mëtejshme të shpenzimeve kapitale...

Zotohet Blushi: Tërhiqem nga politika nëse në dosjen e Metës ka shkelje penale

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar në divorcin me Ilir Metën,...

Lajme të tjera

Web TV