9 marrëveshje/ Shqipëri-Mali i Zi, mbledhje e përbashkët e dy qeverive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot qeveria shqiptare do të zhvillojë takimin me qeverinë malazese në Podgoricë. Për herë ta parë Qeveria Shqiptare do të ketë një takim me Malin e Zi pas takimeve që ka bërë me Maqedoninë dhe Kosovën për njehesimin e legjislacioneve por edhe për nënshkrimin e marrëveshjeve dy palshe.

Dje është zbardhur edhe axhenda e takimit të dytë të qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze që do të mbahet në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi. Herë e para takimi është mbajtur më 8 korrik 2018 me kryministrin e asaj kohe Dusko Markovic. Dy kabinetet do të takohen rreth orës 10:30 dhe më pas do të mbajnë seancën e përbashkët.

Në orën 13:00 do të nënshkruhet një ndër marrëveshjet më të rëndësishme të këtij takimi që është ajo për ndërtimin e urës mbi lumin Buna.

Gjithashtu do të nënshkruhen edhe 9 marrëveshje dhe memorandume në fushat e energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Dritan Abazovic do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Marrëveshjet që do të nënshkuhen janë marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj, në territorin Republikes së Shqipërisë.

“Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi.

Marrëveshje  bashkëpunimi në fushat e mirëmbajtes dhe menaxhimit të përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi”, thuhet në zbardhjen e takimit. Po ashtu do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjës së shëndetit të bimëve, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi.

Lexo edhe :  Rama shkon në Bashkinë e Tiranës, takon drejtorët dhe nënkryetarët

“Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes sociale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi, Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Rinisë dhe Fëmijeve të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Sportit dhe të Rinisë së Malit të Zi; Programi i bashkëpunimit kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Medias së Malit të Zi për periudhën 2023-2025; Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi; Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetit të Malit të Zi.

 

Të fundit

Sot, në përvjetorin e vdekjes së akademikut dhe albanologut të madh, Martin Camaj

33 vjet më parë u nda nga jeta shkrimtari, akademiku dhe albanologu, Martin Camaj (21 korrik 1925 -12 mars...

Rama ironizon opozitën: Kujtim Gjuzi është më simpatiku, të tjerët s’kanë as mustaqe

Kryeministri Edi Rama në një dalje për media ka ironizuar koalicionin e opozitës, ndërsa nuk ka kursyer batutat për Kujtim Gjuzi. Edi Rama: Nuk do...

Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia!

Faktorë të tillë si ndotja e ajrit, pensionet e ulëta dhe kontratat e punës, po bahen nxitës të rinj të emigracionit. Por paga më e...

Lista e deputetëve të Partisë Socialiste: Kush ikën dhe cilët janë emrat e rinj

Mbrëmjen e sotme, Partia Socialiste do të vendosë përfundimisht për listën e saj të kandidatëve për deputetë. Ajo që dihet deri më tani është...

“U tërbua pasi nuk do jetë në listën e PS”/ Braçe: Shqetësimi im nuk ka qenë karrigia…

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas lajmeve se “u tërbua” dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për shkak se nuk do të...

Lajme të tjera

Web TV