“Dita e gjykimit”, Berisha apo Alibej, kush po bën opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa po afron 3 marsi ku pritet të merret vendimi në Gjykatën e Apelit se kujt do i përkasë vula dhe logo e PD-së, Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj si dy “rivalë”, po shtojnë takimet me elektoratin. Favoret dhe disfavoret e tyre pas datës 3 mars.

Berishës po i ikin aleatët, mbetet vetëm me Metën dhe Dulen.

Partia Demokratike pritet që të marrë një tjetër formë më datë tre mars, kur Gjykata e Apelit do të shprehet se zyrtarisht kujt do i njihet PD-ja.

Edhe pas kësaj dite me gjasë nuk do të ketë qetësi partia më e madhe opozitare, sepse nuk është më vetëm një çështje jurdike, por mirëfilltas politike dhe po aq traditë.

Sot kemi dy drejtues, de facto Berishën, që dukshëm ka mbështetjen e bazës ,dhe de jure Enkelejd Alibeajn që mban vulën dhe logon, ku në daljet e pakëta publike thekson gjithnjë se është ai “kryetari zyrtar” i PD-së. Ndryshimi tashmë qëndron tek mbështetësit që kanë nga pas dhe tek nismat për të rrëzuar qeverinë. Enkelejd Alibeaj, pasardhësi i Lulzim Bashës duke më shumë instutucional.

Ai ka marrë nisma në Kuvend, por edhe denoncime në Prokurori dhe SPAK. Alibeaj mundohet të jetë sa më instutucional edhe në Kuvend ku pjesa e opozitës tjetër tregohet më agresive në protesta. E kjo qetësi në veprimet e Alibeat është parë nga Berisha si “kolaboracionist” me Edi Ramën.

Në një vit “kryetar i komanduar”, Alibeaj ka arritur të mbledhë mbështetës në ndonjë sallë të vogël, disi “fshehtas” që nuk i ka kaluar ndonjëherë më shumë se 50 veta. Mirëpo Alibeaj ka një përkëdheli që në Parlament vijon të njihet si Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, thërritet për ndonjë gotë shampanjë nga diplomatët e huaj në vendin tonë, në evenimente të dorës së dytë dhe njëkohësisht tregohet institucional në Parlament, teksa ka një lloj protagonizmi.

Lexo edhe :  Berisha në protestë: Ju garantoj se Rama s’do qëndrojë kurrë në atë karrige!

Krejt ndryshe është Berisha i cili mbush sheshet me mbështetës të tij, mban takime çdo ditë me strukturat drejtuese, por pas një të “mirë” vjen edhe një e keqe, e cila realisht duket e madhe. Berisha nuk e kontrollon tërësisht Grupin Parlamentar të PD-së.

Është gjithnjë i anatemuar nga mazhoranca, duke i injoruar çdo nismë apo deklaratë në Parlament dhe mbi të gjitha ka një derë të mbyllur në rangun diplomatik, kryesisht të ambasadave në vendin tonë.

Shpallja “non grata” nga SHBA i rëndon shumë Berishës, ndaj PD sot është me dy “koka drejtimi” dhe pa një busull drejtimi e cila nuk mund të zngjidhet vetëm më 3 mars.

 

Të fundit

Exit Poll-et për zgjedhjet në Rumani: Nicusor Dan drejt presidencës

Në një garë zgjedhore me pjesëmarrje rekord, kandidati i pavarur centrist dhe kryetari aktual i Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor...

Balla: Mirënjohje mbi 120 mijë emigrantëve që mbështetën PS

Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 11...

3 duelet më të forta në zgjedhjet e 11 majit, beteja brenda PS dhe PD

Zgjedhjet e 11 Majit përpos fitores së Partisë Socialiste, prodhuan edhe “luftë” për mandate brenda vetë partive, si te të majtët po ashtu dhe...

Dy në 3 shqiptarë votojnë PS, socialistët marrin 122 mijë vota nga diaspora

Dy në tre shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë votuar Partinë Socialiste në këto zgjedhje parlamentare. Numërimi i votës së diasporës përfundoi këtë të...

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte në muzeun ukrainas

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte dhe sende të tjera nga një muze në Kherson gjatë tërheqjes së tyre të vitit 2022, sipas Administratës Ushtarake...

Lajme të tjera

Web TV