Çfarë ndodhi?!/ Ermiona Lekbello përjashtohet papritur nga ‘BBV’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Ermiona Lekbello ka lënë në mes lojën e Big Brother VIP pasi është skualifikuar nga produksioni për shkak të gjuhës së përdorur prej saj pas spektaklit të së martës.

Ajo po bën gati valixhet teksa pranë saj qendron Luizi dhe Kristi. Vendimi iu komunikua banorëve këtë mëngjes, ku ishte Luizi ai që lexoi vendimin në zarfin e zi.

Luizi: Zarf i zi vëllai i madh ju ka dhënë mbrëmë ultimatumin e fundit për mos respektimin e rregullave të formatit që nuk lejojnë të cenohet integriteti i askujt. Dhuna verbale e përdorur mbrëmë në formë të përsëritur nga Ermiona përbën një shkelje e për këtë arsye vëllai i madh ju komunikon se Ermiona lë menjëherë shtëpinë dhe është skualifikuar nga loja e si rrjedhojë dhe televotimi i radhës është anuluar.

Ermiona: Do më marrë malli për ty Lui, por kur të dalësh e di ku të më kontaktosh. Kristi do kemi mundësi të shikohemi prapë dhe do e shihni si jam, gjithë natën jam pa gjumë, vdiqa. Nuk rrija dot më Krist, po m;u zinte fryma.

Kristi: Të kishe ik në prime.

Ermiona: Jo jo, janë shumë ditë. Të durosh Oltën pse për borxh e kam unë të durosh këtë elitën? Doja t’i bëja rrobat me terezi. Këtu është dhunë nga mëngjesi deri në darkë.

 

Të fundit

‘Jetoj në frikë çdo ditë’/ Shakira trondit me rrëfimin, ja çfarë e tremb këngëtaren…

Shakira, e cila aktualisht është në turne në SHBA, foli për përvojat e saj personale si emigrante në vend. Këngëtarja...

Manastirliu prezanton programin që do të ndjekin nxënësit në Shkollat Verore

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, në një publikim në rrjetet sociale, bëri me dije programin e shkollës verore 2025, që nis zbatimin...

Ndërprerja e internetit, a është bota e sigurt?

nga Leonard Veizi Një hije u shtri papritmas mbi botën dixhitale.Një heshtje e pazakontë pushtoi ekranet, aplikacionet, platformat që përdorim çdo ditë, që i marrim...

Në kërkim për tentativë vrasjeje/ 25-vjeçari arrestohet dhe ekstradohet nga Spanja

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në vijim të operacionit...

“Do të godasim bazat dhe anijet”/ Irani kërcënon SHBA, Britaninë dhe Francën

Irani ka paralajmëruar se konflikti do të përhapet në ditën në vijim edhe në bazat amerikane në rajon. Sipas mediave të huaja, gjithashtu Irani ka...

Lajme të tjera

Web TV