Sekuestrohen 150 mijë Euro në Elbasan/ Ja kujt i përkasin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Elbasan janë sekuestruar disa pasuri me vlerë 150 mijë euro.

Policia thotë se këto pasuri dyshohet s janë përftuar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi A. M., 63 vjeç, i cili rezulton i dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda Ankara për “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Pasuritë e sekuestruara janë banesë, një lokal dhe një makinë e tipit “Mercedes-Benz S-Class”.

Njoftimi i Policisë: 

Sekuestrohen 3 pasuri me vlerë rreth 150 000 euro, me burim aktivitetin kriminal të një 63-vjeçari të dënuar në Turqi, për trafik droge. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan, në kuadër të një procedimi pasuror, të iniciuar në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, me qëllim gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale të shtetasve të akuzuar apo të dënuar nga autoritetet e drejtësisë, brenda dhe jashtë vendit, kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit:

-A. M., 63 vjeç, banues në Elbasan, të dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda Ankara, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Në kuadër të këtij procedimi pasuror, është vendosur sekuestrimi i 3 pasurive me vlerë rreth 150 000 euro, konkretisht:

-një objekt banimi me sipërfaqe 102.6 m2 dhe oborr me sipërfaqe 250 m2, në lagjen “28 nëntori”;
-një objekt shërbimi (lokal) me sipërfaqe 28.4 m2, në lagjen “Haxhias”;
-një automjet tip “Mercedes-Benz S-Class”.

Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Meta, telefonatë live nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e papjekur

Ilir Meta në një telefonatë të drejtpërdrejtë për avokatin Kujtim Cakrani, foli në MCN mbi hetimet e SPAK, duke...

Irani përjashton mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi të menjëhershëm në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, pas...

Gruaja e Calhanoglu sulmon Lautaron: Ndryshojnë nevojat e tyre, ndryshon edhe besnikëria”

Pas fjalëve të Lautaro Martinez mbrëmë, të cilat dukeshin si një sulm jo aq i fshehur ndaj Hakan Çalhanoglu, gruaja e mesfushorit turk reagoi menjëherë,...

Kjo zemëratë e kuptimtë mes Rama and Farage

Nga Frrok Çupi Kjo që po ndodh në dialogun ‘e zemëruar’ mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe shkëndijë- dhënësit të Brexit, Nigel Farage, ka...

Amerika nuk mund t’i bëjë Koresë së Veriut atë që sapo i bëri Iranit

Nga W.J. Hennigan* Një ditë pasi 14 bomba amerikane me peshë 30 mijë paund secila goditën me forcë Iranin, Ministria e Jashtme e Koresë së...

Lajme të tjera

Web TV