Vendimi i Apelit për vulën e PD, reagon Alibeaj: Të lëmë mënjanë grindjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PD, ka reaguar për herë të parë Enkelejd Alibeaj.

Në një postim në Facebook, Alibeaj shkruan se vendimi vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë.

Sipas tij “kjo është dita kur të gjithë demokratët duhet të jenë më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrëveshjet”.

Reagimi i Alibeajt:

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë.Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare. Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve. Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur. Për tu dhënë shqiptarëve #ditë më të mira

 

Të fundit

BE miraton 6 mld euro për Ballkanin, reagon menjëherë kryeministri Rama

Këshilli Evropian miratoi të martën planit për për Ballkanin Perëndimor që vë në dispozicion 6 mld Euro për të...

Tiranë, autobusët urbanë tani në Google Maps, oraret e nisjes në një fazë të dytë

Për herë të parë qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë nëpërmjet Google Maps do të mund të shohin jo vetëm stacionet e autobusëve...

“Ti bëjë gjëmën burrit”/ Ngjela ‘shpërthen’ ashpër për vetëvrasjen e nënës me tre fëmijët

Analisti Spartak Ngjela bëri një analizë të ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku nëna së bashku me tre fëmijët e vegjël i dhanë fund...

4 kristale që sjellin fat dhe energji të mirë në takimet e dashurisë

E vështirë të mohohet se sa shumë energji dhe investim duhet për t’u përgatitur për një takim dashurie, edhe pse mund të jetë i...

Berisha nën arrest shtëpie/ Ngjela zbulon detajet: Halli më i madh i tij sot është…

Analisti Spartak Ngjela foli në një emision televiziv, për arrestin e Sali Berishës. Ai tha se Berisha nuk tëhiqet nga politika pasi ka interesat e...

Lajme të tjera

Web TV