“Humbi vulën”, Berisha akuzon Ramën për vendimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu “de facto” i PD-së Sali Berisha reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës së Apelit, duke akuzuar kryeministrin Rama si personin që vendosi për këtë çështje. Berisha: “Vendimi i gjykatës u shkrua në zyrën e Ramës”.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar Gjykatën e Apelit për vendimin e marrë për fatin e Partisë Demokratike. Berisha ka akuzuar gjyqtarët se kanë marrë vendimin me urdhër të Edi Ramës dhe e kanë mbajtur 9 muaj qëllimisht që ta bënin 3 ditë para regjistrimit në zgjedhjet vendore 2023. Nga selia e PD-së, Berisha sulmoi gjyqtarët pas vendimit të Apelit për të zhbërë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri dhe kthimin në gjykatën e Shkallës së Parë çështjen e Partisë Demokratik.

Berisha u shpreh se vendimin e kishin në sirtar dhe ishte një vendim i përgatitur nga Edi Rama. “Sot (dje), tre gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit, lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë, në zyrën e Ramës. Vendimi ishte paralajmëruar kohë më parë, trup diplomatik të akredituar në Tiranë. Por sot (dje) gjithashtu jemi në një orë, në një kohë, të vërtetë, kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë, janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht dhe çdo çmim pluralizmin dhe të ardhmen.

Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit McGonigal konkludoi me një vendim të pashembullt. Në procesin gjyqësor të sotëm, se ata të cilët kishin kërkuar të shpalleshin palë, i thanë gjykatës se nuk kishin qenë palë, por gjykatësit lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës dhe anuloi tre ditë pasi e mbajtën 9 muaj, pas skadimit të afatit të regjistrimit në zgjedhje vetëm se ishte urdhëruar nga Rama”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Caktohet data, kur do të shqyrtohet kërkesa e Metës për heqjen e masës "arrest me burg"

Për këtë vendim dekurajues për simpatizantët e Partisë Demokratike, Berisha kishte një mesazh. “U bëj thirrje anëtareve të PD-së të ndihen në lartësinë e misionit të tyre historik misionit të shpëtimit të pluralizmit të demokracisë të shoqërisë shqiptare. Çdo shqiptar pret nga ne realizimin e këtij misioni. Unë kam besim të madh se siç kapërcyen me mënyrën më legjitime më të vendosur të gjitha përpjekjet për asgjësimin tonë në do të kapërcejmë çdo pengesë dhe vështirësi”, tha Berisha. Sipas tij, “të mendosh, të diktosh me tre gjykatës të cilët i gjen dhe urdhëron të lexojnë një vendim të parapërgatitur në zyrat e tua, mban të gjithë përgjegjësinë dhe dëshmon se je njëlloj si baba yt biologjik, daja yt biologjik, një xhelat i të vërtetave, normave demokratike, lirisë, dhe meriton çdo ndëshkim”. Ndër të tjera Berisha tha se PD-ja është një parti më e fuqishme se kurrë.

“Ajo do të mbledhë këto ditë forumet e saj dhe mbi bazën e këtij qëndrimi armiqësor, asgjësues të shpallur nga narkoshteti dhe Edi Rama, do të marrë të gjitha vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme”, tha Berisha.

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV