“E ka dërguar Rama pas parave në Singapor”/ Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Endi Fugës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot dorëheqjen e Endri Fugës. Gjatë mbledhjes me kandidatët për kryetar Bashkie, kryedemokrati tha se largimi i Fugës lidhet me ngritjen e një sipërmarrjeje në Singapor.

‘Ju e dëgjuat, shqiptarët e dëgjuan. Para 3 ditësh dha dorëheqjen njeriu më i afërt i tij që ai e thërriste ‘parukja’, Fuga. Po pse dha dorëheqjen do thoni ju? Sepse ka ngritur sipërmarrje në Singapor. Po, absolutisht. Të gjithëve iu kujtohet udhëtimi në Singapor i Edi Ramës. Ndokush mendon se u bë për interesa të qytetarëve. Singapori është një vend që mund të mësohet shumë prej tij. U bë për interesa personale, sepse duhet të vendosen në bankat e Singaporit, dhe tani po dërgon Fugën pas parave në Singapor, kanë hapur ndërmarrje atje. E sigurtë! Pra, afera e Durrësit shumë miliardëshe. 420 milionë janë janë djegësat. Të gjitha këto e bëjnë Edi Ramën të ketë frikë çdo sekondë, çdo minutë, ai e përfytyron veten aty ku e ka vendin. Por nuk janë vetëm këto.’- tha Berisha.

Drejtori i Komunikimit të zyrës së kryeministrit, Endri Fuga dha dorëheqjen nga kjo detyrë dy ditë më parë, duke deklaruar se do të fokusohet në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit.

 

Të fundit

Ndërkombëtaristë, lum qeveria që ju ka!

Nga Ylli Manjani Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje...

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku disa prej tyre kanë marrë...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

Lajme të tjera

Web TV