“Mbaj 35 arkivole mbi shpinë!”/ Shefi i stacionimit ngatërroi trenat dhe rrinte në kafe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i stacionit të Larisës ishte në gjendje të rëndë psikologjike pas arrestimit për tragjedinë që u mori jetën të paktën 57 pasagjerëve që udhëtonin në njërin nga trenat që u përplasën në Tempe.

Sipas “ERT”, 59-vjeçari thuhet se ka shpërthyer para personave që e shoqëronin duke thënë se “mban 35 arkivole mbi shpinë”.

Sipas informacioneve të policisë, kur oficerët e sigurisë kanë mbërritur në stacion me qëllim për ta çuar në komisariatin e Larisës, ai ka qenë duke ndjekur lajmet për ngjarjen, ndërsa ishte informuar më parë nga kolegët e tij.

Ndërkohë akuza të rënda kanë shpërthyer nga tij, teksa thuhet se shpesh linte vendin e punës dhe ulej në kafen përballë, një punë e cila nuk të jep mundësinë në asnjë moment të shkëputesh për shkak të rëndësisë jetike që ka për mbarëvajtjen e udhëtimeve të trenave.

Po ashtu mediat greke shkruajnë se më pak se një orë para se të ndodhte tragjedia, shefi i stacioni kishte ngatërruar linjën edhe të dy trenëve të tjerë, por e kishte kapur në kohë dhe kishte mundur të njoftonte dhe të shmangte përplasjes. Fakt të cilin edhe vetë ai e ka pranuar.

Por duket se ngatërresa e dytë që bëri, ishte ajo fatalja.

Po ashtu raportohet se ai kishte të paktën 5 minuta kohë për të kuptuar gabimin e tij dhe për të ndërhyrë.

 

Të fundit

‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj....

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut. Bora ka rënë...

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, duke e cilësuar si një...

1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Në verën e vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet Beteja e Tali-Ihantala, e cila do të mbahej mend si përleshja më e...

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni me te qete. Nga ana...

Lajme të tjera

Web TV