“O paguaj, o vdis”/ Rilindja “lugë bosh’ për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD Tritan Shehu, në një reagim në rrjetet sociale, thotë se “Kongresi i Shëndetësisë: është një tjetër propagandë e qeverisë.

Sipas tij një aktivitet i tillë i organizuar nga shteti, nuk ndodh në asnjë nga vendet demokratike, por vetëm në diktaturë.

Shehu thotë se këto janë aktivitete që pompohen, por në thelb janë boshe.

“Te ketij sistemi pa mjeke, qe ka si leitmotiv: “O paguaj, o vdis”!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

“Kongresi i Shendetesise”, propagande e vetem propagande!

Per te “sheqerosur” thelbin tragjik te sistemit tone, qe po katandiset pa mjeke….

“O paguaj, o vdis!”

Tipike kjo per Rilindjen, “luge bosh’ per qytetaret, vetem propagande.

Njelloj ky Kongres me “si motren” e tij, “Konferencen  kombetare te mjekesise shqiptare”, te realizuar nen kujdestarine e Adil Carcanit me 1989.

U organizua atehere per te fshehur mbas propagandes gjendjen katastrofale te shendetesise se atyre viteve te fundit te komunizmit.

Sot eshte nen Ramen, por nuk ka shume ndryshim nga atehere, kthehemi mbrapa ne realitete, kohe, “zakone” e qellime!

Ne kete “Kongres te shendetesise”, te organizuar nga Ministria e Shendetesise ne 2-3 dite do te flitet per gjitheshka, qe lidhet me mjekesine e shendetesine!!

Kjo do te thote qe ne te vertete nuk do te flitet e aq me shume nuk do te konkludohet per asgje.

Megjithe shpenzimet ne kurriz te sistemit tone me varferi afrikane, kohen, energjite e humbura.

Nje aktivitet i ketij lloji, “universal”, i organizuar nga shteti, nuk ndodh ne asnje nga vendet demokratike, vetem ne diktaturat, si propagande “gebelsiane”!

Po, kudo ne bote edhe tek ne, zhvillohen me shumice Konferenca, Kongrese, Simpoziume shkencore, sektorialete, si te Kardiologjise, Kirurgjise, Anestezise, etj, etj, te organizuara nga shoqata, grupe shkencore a profesionale etj.

Lexo edhe :  Nga Iris Luarasi te Endrit Braimllari, PS publikon listën me “surpriza” në Tiranë

Por nje i tille, eshte vetem model anakronik, rregjimesh!

Megjithate te tilla aktivitete pompoze, por bosh ne permbajtje e impakte, njelloj si me 1989, nuk ja “embelsojne” dot njerezve realitetin tone te hidhur te sistemit.

Te ketij sistemi pa mjeke, qe ka si leitmotiv:

“O paguaj, o vdis”!

 

Të fundit

“Dikush nga e kaluara mund të rishfaqet”, parashikimi i yjeve për fundjavën

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Dashuria: Jeni të pasionuar dhe plot energji! Nëse jeni në një lidhje, partneri juaj...

“Mes betejës në sheshin e burrave, zgjodhi të ikë”/Berisha: Dash Sula ka kohë të mendohet

Kreu i PD-së Sali Berisha nga Elbasani ka folur për largimin e Dashnor Sulës nga koalicioni. Lideri i opozitës u shpreh se Sula bëri...

Basha për Ditën e Verës në Elbasan: Uroj ndryshime pozitive për shqiptarët në maj

Kreu i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Ditës së Verës. Nga hyrja e kalasë së qytetit të...

Dita e Verës, aktivitete në qytetet e vendit! Elbasani, kryeqendra e festës

Në Shqipëri festohet Dita e Verës, një festë kjo me origjinë të lashtë. Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë...

“Bum tregtie”/ Çfarë u shit dhe u ble më shumë gjatë vitit të shkuar?

Dyqanet e lagjeve, supermarketet, baret e restorantet dhe veçanërisht pikat e karburante e shitën më shumë produkte fund-vitin e shkuar. Të dhënat nga Instituti...

Lajme të tjera

Web TV