Qetsori debat me Kiarën dhe Luizin: Po flet si perandoreshë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qetsor Ferrunaj është një nga banorët e rinj që është bërë pjesë e “Big Brother VIP”.

Që në orët e para të hyrjes së tij, nuk ka ngurruar të bëhet pjesë e debateve brenda shtëpisë dhe dy banorët me të cilët është përplasur janë Luizi dhe Kiara.

Kjo e fundit teksa po diskutonte me Oltën për raportin me Kristin dhe debatin e ashpër që kishte ndodhur mes tyre dhe mënyrën se si po sillej pas hyrjes së Sabianit, Qetsori ka ndërhyrë duke i thënë se po flet nga kolltuku si perandoreshë.

Menjëherë pas kësaj ka ndërhyrë Luizi duke i thënë se ndërhyrja e tij është e pavend pasi ai nuk e di debatin që është bërë më herët mes Oltës dhe Kristit.

Kështu, Qetsori ia ka arritur që të marrë vëmendjen që në ditën e parë të hyrjes së tij në “Big Brother”.

Mbeten për t’u parë situatat që do të krijojë brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe a do të mund t’i shkojë deri në fund këtij rrugëtimi, duke qenë se është ish-fituesi i një prej edicioneve të “Big Brother”

 

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV