Ahmetaj: Basha-Alibeaj janë bërë aktorë estrade, Rama beson se ka gjak mbretëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bislim Ahmetaj ishte i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ku ka folur në lidhje me vendimin e apelit per vulen e PD.

Ai u shpreh se PD është forca më perëndimore e këtij vendi, ndërsa  deklaroi se çifti Basha-Alibeaj janë bërë aktorë të ligë në estradë.

“Në vitin 2005 PD i ka pasur të gjitha mekanizmat për të manipuluar votat, por se ka pasur kurrë ndërmend sepse është forca më perëndimore e këtij vendi dhe nuk mendon kurrë se në pushtet vihet me armë.

Edi Rama beson se ka gjak mbretëror, unë nuk e besoj por ai po. Çifti Basha-Alibeaj janë bërë për aktorë estrade më të ligë, nuk ka kush i shikon , kush i ndjek. Kjo është një përpjekje e Edi Ramës për të kontrolluar pluralizmin në Shqipëri, për të kontrolluar ekonominë, për të bërë atë që kaloi të gjitha pritshmërit tona, që arriti te korruptojë edhe zyrtarë të lartë të FBI që të vendosë në funksion të kësaj që po kërkon ai të bëjë. Të bëhet pushteti absolut i shqiptarëve, jo në një model mbretëror, por në një model të ngjashëm me atë të Putinit me atë të Vucic.

Korrupsioni në politik është dramatik, sjell pasoja dramatike të kësaj natyre që shqiptarët jo vetëm që e kanë humbur besimin të jetojnë këtu, por kanë arritur tek muri.

Demokratët kan ditur të qëndrojnë, janë palcë idealiste e këtij vendi. Problemi më i madh i PD është sulmi që i bën Edi Rama opozitës për të mos pasur opozitë. Edi Rama e ka vdekur veten politikisht, duke kërkuar me cdo mjet të mos ketë opozitë, sigurisht që ka shkaktuar dëme, por kur dëshiron të marrësh gjithçka i humb të gjitha.-tha ai.

Lexo edhe :  "U bë kohë e gjatë me të njëjtët njerëz", Rama sinjale të forta në Fier

 

Të fundit

“Situata aktuale në Theth, problem themelor për turistët”

Gazetari Basir Çollaku e sheh të rrezikshëm për turizmin në Shqipëri, precedentin e krijuar në fshatin turistik të Thethit,...

Debate të ashpra në Budestag! Srebrenica dhe masakrat serbe në Kosovë

Parlamenti i Gjermanisë (Bundestagu) mbajti një seancë përkujtimore për 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku u vranë mbi 8.000 boshnjakë në korrik të vitit...

Prodhimi vendas në rënie, fuqizohet importi! U blenë nga jashtë 383 mln euro mish

Nga kaçkavalli i Gjirokastrës te ‘Feta’ greke apo ‘Pecorino’ italian. Tanimë është më lehtë të gjesh një produkt të huaj në dyqane dhe markete...

Refuzoi Milanin për kalimin tek Fenerbahce, mbrojtësi tregon pse mori këtë vendim

Mbrojtësi i majtë i Gent, Archie Brown, ka zbuluar se ‘marrëveshja ishte pothuajse e përfunduar me Milan’, por shpjegon pse vendosi të bashkohet me...

Ukraina ngre alarmin: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kirilo Budanov, zbuloi se Koreja e Veriut aktualisht furnizon deri në 40 përqind të municioneve të...

Lajme të tjera

Web TV