Bamir Topi sulmon Berishën/ Ka klonuar edhe 100 të tjerë si vetja! Ku është shpresa?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Presidenti Bamir Topi ka folur për situatën në Partinë Demokratike teksa luftën për vulën dhe siglën e cilëson si mjerim politik.

Në një intervistë për ‘Kontrast’,Topi u shpreh se Sali Berisha ka klonuar edhe 100 të tjerë të rinj si vetja që artikulojnë njësoj si ai, ndaj mungon shpresa për qytetarët.

“E lexoj shumë mirë vendimin e Apelit. Në prill 2008 i kam thënë Sali Berishës: Së pari këto ndryshime që po bëhen po prishin disa gjëra dhe një ndjesi timen, sot je në pushtet, nesër po erdhi ai që ti e ke gatuar, nuk zbret më nga pushteti. Koha e konfirmoi. E them këtë sepse e gjithë kjo situatë është historia e një kurthi që në planin politik është organizuar me mjeshtëri ndër vite nga Rama. Ka inteligjencë të nevojshme për procesin e nuhatjes me funksion pastrimin. Berisha punon brenda oborrit të vet.

Historia e marrëdhënies me Ramën është e qartë, në vite Rama ka punuar për ta kthyer Berishën në qesharak dhe e ka realizuar.  S’mund të lihet fati i një partie politike 2 ditë para regjistrimit. PD me siglën PD ku edhe unë kam pjesën e aksioneve duhet të ishte arkivuar. Një gjë që amortizohet deri në këtë pikë shkakto dhimbje. Pse luftojnë për vulën? Se janë njerëz të diskredituar. Një njeri me personalitet del edhe pa siglën. Në emër të asaj sigle ke spastruar njerëz pa fund. Unë nuk e kam për individin por për të tjerët. Ky individ (Berisha) nuk ndenji për të mbyllur ciklin e tij, ka klonuar edhe 100 të tjerë. Sheh sot njerëz në moshë të re që kanë mbaruar universitete që varfërojnë fjalorin e tyre dhe e sinkronizojnë me fjalorin empirik të Sali Berishës, atëherë ku është shpresa? Vula dhe sigla konsiderohet mjerimi politik, pjesa malinje që e shfrytëzon dhe mungesa e shpresës për qytetarët”, tha Topi.

Të fundit

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Lajme të tjera

Web TV