“Vendimi i Apelit nuk përbën moment triumfi”/ Alibeaj tregon 3 propozimet e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 7 orësh mbledhje, Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje për bashkimin e demokratëve për zgjedhjet e 14 majit.

“Jemi në një situatë parazgjedhore. Kolegji i kryetarëve është institucion statutor dhe në fushata zgjedhore marrin një forcë konsultuese deri në kufijtë e vendimmarrjes.

Unë kam propozuar që gjeti mirëkuptim te kryesia dhe grupi parlamentar është që vendimi i Apelit nuk përbën kurrsesi një moment triumfi apo fitimi, nuk poërbën një moment revanshi. Është moment i ngarkimit me përgjegjësi historike që besoj është momet i mirë për të rimarrë energji të reja për rritjen dhe fitoren. Jam i vetëdijshëm dhe jam i kënaqur që gjeta po të njëjtën konsideratë dhe nga kryesia e grupi parlamentar që bashkë me demokratët pa dallim, me zgjedhësit tanë e shqiptarët dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë të ruajmë e të cojmë më tej orientimin euroaltantik të PD, një nga elementët kryesorë të ekzistencës. Fokusi kryesor nga sot e tutje janë zgjedhjet e 14 majit,

PD e ka detyrim që të jetë e fokusuar te 14 majit. 3 janë cështjet kryesore që ju propozova:

1.Lidhur me aleancat, PD merr përsipër ndërtimin e një aelance sa më të gjerë të të gjitha partive të qendrës së djathtë me qëllim maksimizimin e votave ku secili subjekt zhvillon identitetin e tij.

2.Lidhur me këshillat bashkiak, në bazë edhe të vendimit të kryesisë, duhet të fillojë nga puna duke ftuar demokratët e intelektualët që kanë qëndruar në momente të vështira të PD që të bëhen pjesë e listave të këshilltarëve të PD në bashkitë respektive. Do të jetë vendimmarrje e kryesisë së partisë lidhur me përbërjen e listave dhe modalitetet e tjera.

3.Për kandidatët për kryetarë bashkie, në funksion të bashkimit, votimet me primare nga grupi i rithemelimit dhe kandidatë të tjerë i kanë propozuar PD dhe kemi gjetur mbështetjen për hapjen pa asnjë kufizim ndaj gjithë prurjeve, kandidatëve tanë dikur të propozuar, kandidatëve nga Rithemelimi e kandidaturave të tjera me një synim të vetëm me daljen me një kandidat të vetëm”, tha Alibeaj.

Të fundit

Rruga e Dukagjinit, Rama publikon pamjet nga punimet: Ndër segmentet më të rëndësishme

“Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh...

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit

Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish ligjore, qeveria ka hedhur një...

“Më kërcënoi”, Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt

Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një mori kërcënimesh dhe mesazhesh të...

Duka feston kualifikimin e Dinamos dhe Egnatias: “Arritje për futbollin shqiptar”

Suksesi i dy ekipeve shqiptare në Evropë, Egnatias dhe Dinamos, mori përgëzimet edhe nga kreu i FSHF-së Armand Duka: “Kjo është një arritje e rëndësishme...

Pogradeci mbetet mbreti i turizmit vendas

Nga Eduard Zaloshnja Pogradeci ofron diçka që asnjë destinacion turistik veror në Shqipëri nuk e ofron dot. Përbri plazhit ka një pedonale rreth 2.5 kilometra...

Lajme të tjera

Web TV