Zgjedhjet lokale/ Kadilli: PD ka firmosur humbjen, nuk fiton më shumë se 5 bashki!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i gjykatës së Apelit për të çuar në rigjykim çështjen e drejtimit të PD-së, duke lënë në këtë mënyrë vulën në dorën e Enkelejd Alibeajt vetëm 3 ditë para përfundimit të afatit për regjistrim për zgjedhjet, ka sjellë paqartësi të madhe mbi kandidimin e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli tha se në zgjedhjet lokale të 14 majit, kandidatët e Berishës nuk do arrijnë të fitojmë më shumë se 5 bashki.

Kadilli kritikoi edhe ‘grupimin’ e Alibeajt duke thënë se në këtë mënyrë nuk po bënte politikë dhe as opozitë.

“Unë besoj se kthimi i Berishës e vret të ardhmen e partisë sepse është modeli më i dukshëm i kryetarokratit. Por edhe sjellja e palës tjetër, këta nuk kkanë asnjë kredincial moral për të avancuar. Nuk po bëjnë opozitë dhe as politikë. Edhe ai tjetri ëndërron të bëhet si Basha. Ne kemi nënshkruar humbjen në momentin që do hyjmë me kanididatë. 5 bashki mendoj se mund të arrijë të kapë pjesa e Berishës. Në garë e shoh në 10 parti gjithsej. Ndarja nuk është vetëm sasi, por gërryen moralin e një force politike të mbërthyer në debatin kush e ka vulën”-tha Kadilli.

Berisha një ditë më parë sfidoi vendimin e gjykatës së Apelit dhe dërgoi përfaqësuesit ligjorë të ‘Rithemelimit’, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri që depozituan dokumentacionin për regjistrimin si subjekt zgjedhor në emër të Partisë Demokratike për 14 majin. Berisha i ka firmosur dokumentet si kryetar i Partisë Demokratike. Në argumentimin e kërkesës Berisha e cilëson vendimin e Agron Zhukrit që ka njohur Kuvendin që ai ka zhvilluar më 11 dhjetor 2021 si të pashfuqizuar. Berisha thotë se do të bëhet rekurs nga ana e tij dhe kjo e bën vendimin jo të formës së prerë.

Lexo edhe :  Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: "Nuk kam detyruar askënd"

 

Të fundit

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj...

Fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Arsyeja përse Sali Berisha është kaq i qetë pas 11 Majit

Mero Baze Sali Berisha është shumë i relaksuar. Nëse i hidhni një sy intervistës së tij tek “Opinion” i Fevziut, dukej sikur kishte arritur ëndrrën...

Lajme të tjera

Web TV