“Hani dardha pas kurrizit të Ramës”/ Murrizi paralajmëron Yuri Kim:I ke bërë gropën vetes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka ‘shpërthyer’ në akuza ndaj ambasadores Yuri Kim.

Ky reagim i Murrizit vjen pas takimit të ambasadores së SHBA, me Damian Gjiknurin, Enkelejd Alibejan dhe Ilir Metën.

Duke e ironziuar ai i drejtohet ambasadores duke thënë se nuk është 14 maj sot për të bërë vizita dhe se i ka futur thikën pas shpine Ramës meqenëse është në Gjermani duke vlerësuar Gjiknurin si lider.

E nderuar Znj Kim!

Meqënëse sot mora vesh që ke lëvizur “ derë” më “ derë” të partive “ kryesore” sipas gazetës së Carlos, mendova se ke ngatërruar ditën e verës qe në Shqiptarët e kemi më 14 mars jo më datë 8, dhe ke shkuar për të bërë toj li toj mali siç bëjnë kalamajtë duke u futur derë më derë me shportë në dorë për të marrë karamele ose vezë nga çdo shtëpi, dhe ky është një ritual pagan.

Por nuk do ta bësoja kurrë dhe do “zhgënjehesha” shumë nëse ke vajtur për t’i takuar sepse i mendon realisht figura politike kryesore. Mirë unë që edhe mund të ta fal, por a ta falin këtë nënvleresim dy të përzgjedhurit e sorrosit Rama dhe Basha?????

E more më qafë Damjanin që e vlerësove si lider duke e takuar dhe ja fute pas shpine liderit suprem Rama!Gjete rastin që lideri nuk është kthyer akoma nga Gjermania dhe ja punove pas kurrizit????.

Edhe Ju Znj. Kim po guxoni te hani dardha pas kurrizit të Ramës?????.Epo tani pra hapni sytë se do ta pesoni njëlloj si ish zyrtari i FBI që hengri dardha pas kurrizit të tij

Po si “guxuat” te takonit Enkelejdin që është në punë me firmë të Bashës, dhe harruat te takoni këtë “luftëtar”????. Po dëgjoje se çfarë thotë Znj. Kim se për Ju e ka më duket kur thotë se kushdo që mendon se është dorëzuar nuk e njeh mirë.

Po si e bëre këte “gabim” fatal Znj Kim që të nënvlerësosh një politikan luftëtar, triumfues, dhe fitimtar në çdo betejë?????. Megjithëse nuk më ke degjuar asnjëherë, por këtë herë po ta them troç që sot ke marrë “ fund”, dhe i ke bërë “gropën” vetes.

Shijo edhe këto dite që je në Shqipëri dhe harroje se do jesh më në diplomaci apo administraten Amerikane. Rama dhe Basha do ta “rregullojnë” qefin te Aleksi tani se Xhorxhi as të mban mend e as i kujtohesh se çfarë pune ke bërë për të.

Me këtë që ke bërë sot ndaj dy “liderave” suprem që janë dy zemrat e vogla të sorrosit, nuk e di se si do ja dalësh. Zoti te ruajt Znj. Kim dhe suksese në jetë do të thoshte Beqaj”, shkruan ai.

Lexo edhe :  Si i la Berisha 220 mijë vota jashtë koalicionit opozitar!

 

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV