14 maji/ Berisha prezanton kandidatin për Lezhën: S’ka forcë në botë që na pengon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në Lezhë, ku ka prezantuar kandidatin e tij në zgjedhjet lokale të 14 majit për këtë qytet.

Ai ka deklaruar se nuk ka forcë në botë që do t’i ndalojë të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa shtoi se është i vendosur që më 14 maj të firmosë ndryshimin shpëtimtar pë vendin.

“Me pjesëmarrjen e tyre i çoni mesazhe drithëruese atyre që në pallatet e krimit mendojnë se do të mposhtin opozitën shqiptare, se do vazhdojnë pushtetin ë bazuar në vjedhje, krime poshtërsi. mendojnë se mund të mbajnë Shqipërinë si çifligun e tyre dhe familjarëve e do përzënë edhe shqiptarin e fundit nga kjo tokë.
Kjo prani, kjo fushatë ka mesazhin më të fuqishëm, ne jemi këtu e do fitojmë. Sot Shqipëria po shkretohet, ka humbur në 8 vite 1/3 e popullatës së saj.

Në 8 vite vetëm hapësirën e BE janë larguar 937 mijë shqiptare, 80 perqind nën 30 vjeç, kjo është politikë shkretimi, genocidi, shpopullimi.
Ata do përfundojnë në koshet e historisë.

Jemi të vendosur më 14 maj të firmosim ndryshimin shpëtimtar për Shqipërinë. Nuk ka forcë në botë që na pengon të marrim pjesë në zgjedhje e t’i fitojmë”, ka deklaruar Berisha.

Të fundit

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim me Netanyahun

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do të takohet përsëri me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sonte në...

1982 – Avioni Pan Am 759, rrëzohet në Kenner, të Luizianës, vriten të 153 vetë

8 korrik 1982 – Një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e SHBA-ve ndodhi kur fluturimi Pan Am 759, një avion civil...

‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj. Çupi komentoi se Berisha është...

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut. Bora ka rënë...

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, duke e cilësuar si një...

Lajme të tjera

Web TV