Shëndetësia/ Shqiptarët 43% e paguajnë nga xhepi, ilaçet e shtrenjta nuk rimbursohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët paguajnë 43% nga totali i kostove për shëndetin direkt nga xhepi i tyre. Sipas të dhënave globale të organizatës së shëndetësisë, veç kontributeve të detyruara të kujdesit shëndetësor, pacientët shqiptarë duhet të japin para shtesë për çdo rast që janë sëmurë.

“Në shqipëri pacientët paguajnë rreth 43% nga xhepi, pa llogariur këtu shërbimet shëndtësore, mesatarja botërore është 18% ndërsa ajo e komunitetit europian është 14% , nëse e llogarisim jemi 3 herë më lartë se komuniteti europian”, deklaroi për Euroneës eksperti i farmaceutikës, Ilir Pecnikaj.

Për ekspertin e sektorit farmaceutik, medikamentet zënë një pjesë të madhe të shpenzimeve që shqiptarët fusin nga xhepi për t’u shëruar. Arsyeja është se lista ka shumë pak medikamente, dhe barnat e shtrenjta janë lënë jashtë saj.

“Mungon një numër shumë i madh i barnave që nuk janë futur në listën e rimbursueshem, është shumë e cunguar sepse qeveria cakton një fond limit, dhe për të futur një numër të madh barnash ata ulin cilësinë, duke zgjedhur vetëm barna xhenerike, dhe nëse ka barna të vlefshme, rimbursimi i tyre është shumë i pakët, dhe rimburismi është nga 30% deri  95%. Pjesën dërmuese tyre prap pacienti paguan”, tha Pecnikaj.

Shqiptarët paguajnë më shumë për ilace edhe në raport me vendet fqinje.

“Gjendemi më keq se sa Kosova dhe Maqedonia. Në nivel çmimesh me Kosovën jemi thuajse të barabartë, por kosovarët nuk kanë sigurime shëndetësore, në këtë pjesë në kemi paguar më shumë, sepse paguajmë në bazë të ligjit 7% të të ardhuravë për sigurimet shëndetësore. Sa i përket Maqedonisë, është shumë përpara se sa ne”, tha eksperti0

Pecnikaj gjykon se edhe lista e barnave që përdoren nga spitalet kanë mangësi. Të sëmurët me kancer janë pacientët që shpesh vuajnë mungesën e barneve duke ndikuar kështu në vijueshmërinë e trajtimit.

Lexo edhe :  Sëmundjet mendore dhe ushqimi: Lidhja befasuese me produktet që përmbajnë gluten

 

Të fundit

Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët

Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky program, i...

Kredia për shtëpi “prek majat”, para hyrjes në fuqi të masave kufizuese

Kredia për shtëpi e dhënë nga sektori bankar shqiptar ka arritur rekorde të reja në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas statistikave të...

Defekt misterioz në radar/ Kaos me fluturimet në Britani, të gjithë avionët ulen në tokë

Disa aeroporte kryesore u detyruan të ndalonin operacionet për shkak të një defekti teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS në Southampton,...

Kanadja planifikon njohjen e shtetit palestinez/ Trump paralajmëron

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pasi Kanadaja njoftoi se planifikon të njohë shtetin palestinez në shtator. Trump deklaroi se veprimi i Kanadasë për të njohur...

Rama uron Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore: Gratë, pjesë e pandashme e mbrojtjes

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës Botërore të Rojeve Mjedisore, duke vënë në pah rolin e rëndësishëm që...

Lajme të tjera

Web TV