“Klithmat e mbesës tronditën zonën”/ Historia e trishtë e banakieres që u vra në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje rrëqethëse nga masakra në “Don Bosko”, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën 5 të tjerë, ndër to edhe mbesa e saj.

Lala ka ndarë detaje nga jeta e 58-vjecares, e cila u vra në lokalin ku punonte, në pronësi të Fatjon Muratit, emër i njohur për lidhjet me ngjarje kriminale.

Gazetarja tregon se Paja rriste mbesën e saj, pasi prindërit i ishin divorcuar dhe e ëma i ishte martuar me një shqiptar të Kosovës.

Mesazhi i plotë:

Na fal Mimoza qe ste mbrojtem dot!
Mimoza Paja u qellua pa meshire nga nje dore kriminale mbremjen e se dieles ne zonen e Don Boskos ne Tirane. Nje masaker e tmerrshme me 1 te vrare e gjashte 6 plagosur. Klithmat mbeses 10-vjecare teksa therriste nenen, tronditen zonen.
E vogla mbeti e lenduar nga ciflat e xhamave qe u shperndane nga plumbat e armeve.
Ndersa Mimoza, 60 vjece gjyshja e saj e dashur mbeti pa jete. Aty ne deren e lokalit ku punonte si banakiere, lokal ne pronesi te nje emri te njohur te botes se krimit: Fation Murati!
Qe do duhej te ishte ne burg, jo ne vilen e tij luksoze.
Moza sic e therrisnin te gjithe kishte patur nje jete te veshtire. Te trishte. Ne moshen 5-vjecare, ajo, dy motrat dhe vellai mbeten jetime. U rriten me shume veshtiresi.
Ajo sikurse dhe motra e vellai krijuan jeten e tyre.
Moza solli ne jete 3 vajza dhe 1 djale.
Dukej sikur gjithçka ne jetën e saj po shkonte me se miri.
Por jo.

Humbja e vëllait te vetëm do ta trondiste shume.
Dhimbje qe nuk e kaloi kurre.

“Ah sa vuajti” kujton mes lotesh nje e aferme e saj. Vitet e fundit ajo nisi pune si banakiere. Ndersa u zhvendos me qira vetëm 10 metra larg lokalit ku u qellua per vdekje.
‘Si ua beri zemra ta qëllonin- vijon me tej e afërmja- për bukën e gojës punonte’.
Moza është viktima e radhës e pafajshme qe ekzekutohet nga vrases gjakftohte te cilët nuk kursejnë askënd.
Nuk kursyen as Mozen, atë grua fisnike qe rropatej per te rritur mbesen, e cila po rritej nen kujdesin e gjyshes pas divorcit te prinderve dhe marteses se nenes me nje shqiptar te Kosoves.
Atë grua që mbylli sytë me nje peng te madh, qe la pas nje vajze te vogël qe me gjase s’do mundet ta harroje kurrë tragjedinë qe i ndodhi ne pak sekonda para syve. Qe pa gjyshen pa jete e te mbuluar nga gjaku.
Mimoza, na fal qe stë mbrojtëm dot
“Hengshit kokat’, tha dikur i pari i qeverise. Nuk besoj ta kishte per ty. Sepse ti meritoje respekte vemendje.
Mimoze na fal!
Fation Murati duhet te ishte ne burg. Sepse nese shteti do e kishte kycur ne qeli, mbase sot ti do ishe gjalle.
Ai u lirua.
Drejtesia i mbylli syte, edhe pse dinte kush ishte ai, edhe kur e shpalli ne kerkim per masakren te mbikalimi i Fushe Krujes ku viktima mbeten Brilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha.
Se shpjegoj dot si mundi te dale.
Sepse ai u arrestua per nje arsenal armesh. Por mesa duket per te fortet te tere mbyllin nje sy e nje vesh.
Fation Murati ndodhej ne vilen luksoze kur ti rropateshe duke lare gotat ne banak e prane teje rrinte mbesa jote.
Plumbat mbi trupin tend jane plumba qe na kanë vrare sot te gjitheve.
Ne fal Mimoze qe ste mbrojtem dot!
Te gjithe jemi fajtore

 

Të fundit

“Cili është plani B i Shqipërisë?”/Rama:Vetëm anëtarësimi në BE!

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Karlspreis – Karli i Madh”. Kreu i qeverisë bëri...

Gjykata e ndalon gruan myslimane të mbajë ferexhe gjatë ngasjes

Një grua muslimane dëshiron të lejohet të mbajë ferexhe gjatë ngasjes – por Gjykata Administrative në Trier e ka hedhur poshtë padinë e saj....

Rrëzimi i kërkesës për shfuqizimin e masës “arrest shtëpie”,zbardhet vendimi për Berishën

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për kryedemokratin Sali Berisha, të cilit i rrëzoi kërkesën për shfuqizimin e masës “arrest në shtëpi”. Në vendimin e Kushtetueses theksohet...

Pse u mbyll shkolla “Normale” e Elbasanit “ikona e arsimit shqip”…!?

Nga Kadri Tarelli Festa e mësuesit “7 Marsi” po afron dhe si mësues i vjetër që e nisa dhe e grisa jetën në arsim, mendoj...

Kreu i KQZ tregon se si do të veprohet nëse Meta zgjidhet deputet në votimet e 11 Majit

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, iu përgjigj sot pyetjeve të gazetarëve lidhur me procesin e votimit nga diaspora si edhe për...

Lajme të tjera

Web TV