Rama nis premtimet e fushatës/ Në 2025 paga minimale shkon 45 mijë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm prezantimin e strategjisë për bashkinë e Tiranës. Rama u ndal në diskutimet për çështjen e pagave.

Gjatë fjalës së tij në analizën e punës së Bashkisë Tiranë, Kryeministri deklaroi se në vitin 2025 paga minimale do të kapë vlerën e 45 mijë Lekëve të reja

Pavarësisht rritjes së pagës minimale në vlerën 40 mijë Lekë të reja, Kryeministri Edi Rama ka premtuar se kjo rrogë do të pësojë tjetër rritje.

Kemi vendosur që në 2025, kur objektivi i programeve elektorale të të gjitha partive në Shqipëri, ka qenë 38 mijë Lekë maksimumi, në 2025 paga minimale të jetë 45 mijë Lekë. Pra brenda 2 viteve, në fund të Prillit 2025 të gjithë ata që marrin pagë minimale të marrin një pagë 45 mijë Lekë. Dhe në çdo hap ne do financojmë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të diferencës.

Kjo do të thotë që tani në javët e muajt në vijim do kemi rritje të përgjithshme për të garantuar që paga mesatare nuk qëndron aty ku është sepse duhet mbajtur një balancë. Kështu që jemi duke rishikuar tani të gjitha pagat të cilat do pësojnë rritjen e tyre”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

Të fundit

Programi “BIOSINT/Xhajanka: Mbështetje ndërkombëtarizimit digjital në arsimin biomjekësor

BE po mbështet  forcimin e kapaciteteve digjitale në arsimin biomjekësor, që mundëson ndërkombëtarizimit online të studentëve vendas, sidomos ne...

Irani ndërpret bashkëpunimin me OKB-në për armët bërthamore

Parlamenti i Iranit ka votuar në favor të pezullimit të bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), pas 12 ditësh sulmesh ajrore nga...

“Une femme mariee”/ Macha Meril në Tiranë: Filmi francez mes censurës e rolit të gruas

Filmi i njohur francez “Une femme mariee” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard, është shfaqur në kinema Millenium me praninë e aktores Macha Meril....

Sonila Meço: Tirana është mbushur me indianë, bangladeshas e filipinezë

Sonila Meço shkruan se Tirana është mbushur plot me të huaj, që kanë zëvendësuar shqiptarët e larguar. Sipas saj, tashmë Tirana është kthyer një qytet...

Ikën Alvaro Vitali komiku italian që bëri të qeshë breza të tërë

Nga Leonard Veizi Ai na ka bërë të qeshim pa fund me personazhin e tij. I shkurtër dhe i shkathët aq sa nuk vihej re...

Lajme të tjera

Web TV