Zgjedhjet vendore/ Rama konfirmon Veliajn,10 projektet e reja për Tiranën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy muaj para zgjedhjeve vendore, Erion Veliaj zgjodhi të prezantonte strategjinë e Tiranës për 5 vitet e ardhshme duke shënuar politikisht edhe hapjen e fushatës elektorale të PS për kryeqytetin.

Prezenca e kryeministrit Edi Rama ishte për të treguar mbështetjen dhe punën në ekip të mazhorancës.

Në parkun Olimpik të Tiranës u prezantua dje strategjia e zhvillimit të Tiranës në 5 vitet e ardhshme. Me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe disa prej drejtuesve të sektorëve kryesorë të Bashkisë së Tiranës u ndalën në disa prej fushave më të rëndësishme ku është investuar dhe ku do të fokusohet puna në planin e ri strategjik zhvillimor të kryeqytetit. Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kryebashkiakun Erion Veliaj për punën e bërë në Tiranë dhe për optimizmin e pashërueshëm siç e cilësoi ai. Duke folur në prezantimin e strategjisë së zhvillimit të Tiranës. Rama tha se Bashkia e Tiranës është sektor prioritar I veçantë. “Bashkia e Tiranës është sektor prioritar i veçantë. Nuk dua të zgjatem më shumë, ju falenderoj shumë për mundësinë. Falenderoj të gjithë ata që kanë kontributin e tyre në këto që pamë dhe natyrisht përgëzoj dhe Erionin për drejtimin, për punën dhe për optimizmin e tij të pashërueshëm”, tha Rama. Ndërsa kryebashkiaku Veliaj falenderoi kreun e qeverisë për mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e vendit. “Shumë faleminderit Edi Ramës për mbështetjen dhe për gjithë energjinë e pafundme për të ecur përpara”, tha Veliaj. Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjëve në çdo fushë, por edhe profesionistëve të japin më të mirën në vendin e tyre pasi do të shpërblehen. Kryeministri u shpreh se qëllimi i qeverisë është krijimi i një piramide shtetërore të pagave. Ai madje bëri dhe një batutë për kryebashkiakun të cilin e përgëzoi për punën. “Në kushtet ku ne po rritemi në çdo fushë, rritje si askush tjetër si në turizëm. Kjo rritje kyçe duhet të mbështetet nga një prodhim agrotektural, bujqësi etj. Kjo kërkon shumë gjëra por kërkon më së tepërmi njerëz që dijnë shumë. Edhe profesione të tjera ka të nevojshme. Dhe ne po u themi më të mirëve, mjafton të vini në punë aftësitë tuaja dhe ju e keni vendin. Ne duam që t’i sjellim të gjitha këto në një piramidë shtetërore të pagave. Natyrisht bashkia e Tiranës është sektor prioritet i veçantë. Të kesh qenë kryebashiak dhe të shohësh zhvillimin thua me vete “Paç fatin e Lali Erit”. Përgëzoj edhe Erionin për drejtimin, punën dhe për optimizmin e tij të pashërueshëm”, tha Rama.

Veliaj

Gjatë fjalës së tij, në analizën e punëve të Bashkisë së Tiranës dhe planit strategjik 5-vjeçar, ku u prezantuan arritjet, sfidat dhe projektet kryesore të realizuara gjatë pesë viteve të fundit, kryebashkiaku Erion Veliaj renditi gjithë punët që janë bërë deri më tani. “Kemi rikonstruktuar 36 shkolla dhe kemi ndërtuar të reja mbi 40, ndërkohë që duam të vazhdojmë me të njëjtin ritëm edhe për lotin e fundit të shkollave. Kemi ndërtuar 9 çerdhe të reja, janë rikonstruktuar 34 të tjera. Kemi subvencionuar 50% të kostos së konvikteve dhe duam të vazhdojmë me lotin tjetër për ndërtimin e 19 konvikteve të reja. Për pak ditë përfundojmë ndërtimin te Piramida. Duam që të vazhdojmë të fuqizojmë aplikacione si Tirana ime. Kur kemi mbërritur në bashki në 2015-ën, ne kem pasur një sistem komplet demode. Sot këtë shërbim ta ofron një qytetar për çdo problematikë. E ardhmja nuk është e sporteleve, ku njerëzit rrinë me orë të tëra dhe presin në radhë. E ardhmja është digjitale. Ne duam të shkojmë 100% në një bashki digjitale në 5 vitet e ardhshme. Duam që Tiranën ta kthejmë në hapësirën më të madhe në Ballkan për të huajt, që janë nomadë digjitalë, dhe që fokusohen në shërbime të tilla. Ne do të hapin TechnoHub-in tek 5 Maji”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Mbyllen aplikimet për diasporën, 231 mijë emigrantë regjistrohen për të votuar më 11 maj!

Projektet për Tiranë

10 projekte të reja ikonike do t’i shtohen Tiranës në 5 vitet e ardhshme të bashkisë së Tiranës, që do të jenë edhe paja për gjeneratën tjetër. Gjatë prezantimit të Strategjisë së re 5-vjeçare të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se këto projekte do të jenë imazhi i ri i Tiranës moderne. “Në 5 vitet e ardhshme duam të përfundojmë 10 projekte kryesore, që do të jenë ikonë për Tiranën, si paja që ne ia lëmë një gjenerate tjetër të të rinjve të Tiranës. Projekti i parë: Teatri Kombëtar. Detyra jonë nuk është që t’iu pëlqejmë të gjithëve, detyra jonë është që t’i shërbejmë të gjithëve, edhe atyre që deri dje në verë shkonin me peshqir e në dimër me batanije në Teatër, e të sigurohemi që projekti i Bjarke Ingels e kthen Tiranën në kryeqytetin e artit dhe të kulturës bashkëkohore në rajonin tonë. Projekti ynë i dytë kryesor është stadiumi i ri “Selman Stermasi”. Kemi filluar gjithë procedurat dhe dhe idetë e projektit. Si projekt i tretë i yni është Muzeu i Artit Modern, si në çdo qytet i madh dhe i rëndësishëm të botës. I kemi sot mundësitë, ashtu siç u transformua TOB-i, ashtu siç u transformua stadiumi, ashtu e kemi mundësinë të kemi një Muze të Artit Modern. Hapësira do të jetë tek Bulevardi i Ri,” u shpreh Veliaj.

 10 projektet për Tiranën

1.Teatri Kombëtar

2.Stadiumi i ri “Selman Stermasi”

3.Një Muze i Artit Modern

4.Kampusi i ri Universitar

5.Zona e Lirë e Zhvillimit Ekonomik të Tiranës

6.Qendra e re e Konventave

7.Qendra e Panaireve

8.Muzeu i Tiranës

9.Kopshti Botanik

10.Pallati i Ri i Sportit “Asllan Rusi”

 

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV