La PD-në jashtë zgjedhjeve/ Celibashi: E kam paralajmëruar më shumë se 1 muaj më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka komentuar vendimin përfundimtar që mori duke lënë PD jashtë zgjedhjeve të 14 majit duke thënë se nuk ishte i vështirë për tu marrë pasi gjendet lehtësisht në Kodin Zgjedhor.

Por e konsideron të vështirë për atë çka përfaqëson pasi lë partinë më të madhe opozitare jashtë zgjedhjeve vendore.

Në një intervistë për ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga tha se e ka paralajmëruar këtë situatë më shumë se 1 muaj më parë.

Celibashi: Ka qenë një vendim shumë i vështirë për tu marrë në kuptimin e asaj çka përfaqëson por i lehtë në kuptim të asaj që si u prodhua ky vendim dhe besueshmëria. Në aspektin ligjor vendimi që lehtësisht e gjen në Kodin Zgjedhor. Është vendim që në një mënyrë ose tjetër e kam paralajmëruar rreth 1 muaj e pak më para dhe e kam thënë që PD duke parë e vlerësuar situatën ligjore në të cilën ndodhej, dukej ose kishte premisa që të ishte në situatën e mos regjistrimit si subjekt zgjedhor.

Minga: Pse duket sikur palët s’po e merrnin seriozisht?

Celibashi: Nuk di të them nëse e kanë vlerësuar me seriozitet por fakti është që nuk kanë bërë atë që do të duhej. I ka munguar interesi, dëshira apo vullneti nuk di ta them. Fakti është që jemi në këtë situatë kur nga pikëpamja ligjore çështja e atij që ka të drejtën për tu regjistruar në KQZ nuk ka qenë kaq e qartë sa dikush tjetër e konsideron.

Të fundit

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë të fundit që do të vendosen nga qytetarët amerikanë!

Fluksi i vazhdueshëm i emigrantëve të paligjshëm në SHBA mund të nënkuptojë se qytetarët amerikanë mund të pushojnë së vendosuri për rezultatin e zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV