Pagat/ Rama: Po barazohemi me Shkupin, kemi edhe rritje pensioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin për rritjen e pagës minimale, duke e krahasuar me situatën e vendeve të tjera të rajonit.

Sipas tij, Shqipëria e ka nisur “nga vendi i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale, ndërsa me rritjen e fundit ngjitemi në vendin e tretë baraz me Maqedoninë e Veriut, duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën”.

Kreu i qeverisë, Edi Rama i përgjigjet të gjithë atyre që kërkojnë rritjen e pagës minimale në 70 ose 80 mijë lekë duke thënë se përllogaritje nuk bazohet në dëshirat që kanë por në produktivitetin ekonomik. Rama u shpreh se nuk e kanë harruar premtimin për pensionistët, për të cilët tha se është gati shpërblimi i radhës që do të mblidhet nga taksa e jashtëzakonshme që do paguajnë prodhuesit e energjisë. Kreu i qeverisë, Edi Rama i përgjigjet të gjithë atyre që kërkojnë rritjen e pagës minimale në 70 ose 80 mijë lekë duke thënë se përllogaritje nuk bazohet në dëshirat që kanë por në produktivitetin ekonomik. Teksa përmend inflacionin të shkaktuar nga lufta në Ukrainë që e ka vështirësuar zhvillimin ekonomik të shumë vendeve thotë se Shqipëria barazohet me Maqedoninë e Veriut duke lënë pas Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën për rritjen e pagës minimale. Nga prilli, paga minimale shkon në vlerën e 40 mijë lekëve ndërsa Rama vijon premtimin se do e çojnë në 45 mijë lekë në fund të këtij mandati. Në një postim në Facebook, kryeministri thotë se rritja e kësaj page minimale do të riekuilibrojë piramidën e pagave pasi do të sjellë edhe rritje të pagës mesatare. “E kemi nisur nga vendi i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale, ndërsa me rritjen e fundit ngjitemi në vendin e tretë baraz me Maqedoninë e Veriut, duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Do të bëjmë edhe dy rritje të tjera për ta mbyllur këtë mandat me pagë minimale 45 mijë lek, nga 38 mijë që ishte objektivi ynë elektoral, por që s’merrte parasysh inflacionin e luftës së Putinit për të gjunjëzuar ekonomikisht mbarë Europën!

Lexo edhe :  Droni kap ‘mat’ zjarrvënësin/ Rama nxjerr pamjet: Ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal!

Ndërkohë kjo rritje përtej parashikimeve e pagës minimale imponon edhe rritjen e pagës mesatare për të riekuilibruar piramidën e pagave, çka do të bëhet njëkohësisht në muajin prill. Disa komentojnë se paga minimale duhet të bëhet 70 apo 80 mijë lekë, por përllogaritja e pagës minimale bazohet në produktivitetin ekonomik dhe konkurueshmërinë, jo në dëshirat tona (asnjë vend i rajonit nuk e ka një minimum të tillë). Çdo rritje artificiale e saj sjell me shpejtësi pasoja destabilizuese për ekonominë, punësimin, financat e vendit”, shkroi Rama. Ndërsa nga Elbasani ku uroi Ditën e Verës, Rama u shpreh se nuk e kanë harruar premtimin për pensionistët, për të cilët tha se është së shpejti do të jepet shpërblimi i radhës që do të mblidhet nga taksa e jashtëzakonshme që do paguajnë prodhuesit e energjisë. “Përtej thashethemeve jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’u rishpërndarë pensionistëve një tjetër mbështetje speciale duke shfrytëzuar taksën e jashtëzakonshme të kompanive që prodhojnë energji. Taksa mblidhet në prill dhe me t’u mbledhur taksa do të shikojmë menjëherë se si kryesorja në administrimin e atyre të ardhurave do të jetë për pensionistët”, tha Rama. Taksa për prodhuesit e energjisë u paralajmërua që në tetor të vitit të kaluar nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se vendosja e taksës së jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë do të shkojë në ndihmë të pensionistëve. Sipas Ramës, eksportuesit e mëdhenj kanë përfitime të mëdha në një kohë inflacioni është në nivele shumë të larta, i shkaktuar prej luftës në Ukrainë.

 

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV