Vendimi/ KAS regjistron PD-në, “emëron” Alibeajn kryetar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi që të rrëzojë vendimin e Ilirian Celibashit dhe kërkoi regjistrimin e PD në zgjedhjet vendore.

I fituari i madh doli Enkelejd Alibeaj, i cili me vendimin e fundit u “emërua kryetar”. Nga ana tjetër, “Grupimi Berisha” u rrezua përfundimisht në KAS.

 Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi perfundimisht dje që PD të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, duke ia dhënë këtë të drejtë përfaqësimi “Grupimit Alibeaj”. Alibeaj fitoi, ndërsa Berisha humbi betejën në KAS. Ashtu siç ishte parashikuar më herët nga gazeta “Fjala”, KAS ka rrëzuar vendimin e Ilirian Celibashit dhe ka detyruar këtë të fundit që ta regjistrojë në zgjedhjet vendore që do të mbahen në maj. Pra, Partia Demokratike mund të regjistrohet në vendoret si subjekt zgjedhor, pasi të ketë dorëzuar deklaratën solemne, të firmosur nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj, i cili indirekt me vendimin e KAS u “ëmërua” kryetar, duke spostuar edhe Lulzim Bashën që ka emrin ende në gjykatë. Ky është vendimi që ka marrë pasditen e së enjtes, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. “Ankuesi të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë: deklaratën me të dhënat për nënkryetarin, zotin Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar; deklaratën e angazhimit solemn të nënshkruar nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë, detyrimin e Komisionerit Shtetëror të regjistrojë subjektin zgjedhor Partia Demokratike, me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda pesë ditëve nga shpallja e tij”, thuhet në vendimin e lexuar nga relatori i çështjet, Koli Bele. Vendimi është marrë 4 pro dhe 1 kundër. Elvin Lako, Ilirjan Rusmajli, Koli Bele dhe Ledio Braho kanë votuar për regjistrimin e PD përkundrejt votës së vetme kundër, atë të Elvis Çefës. KAS i jep fund ‘Odisesë’ së regjistrimit apo të Partisë Demokratike dhe pretendimet se kush është legjitim për këtë forcë politike. Përfundimisht është rrëzuar pretendimi i Berishës, i cili edhe pse përfaqësuesi i tij tha që do ta dërgojnë në Kolegj, tashmë e ka mësuar nga të gjitha organet se nuk i takon të përdorë asnjë element, vulë apo logo zyrtare të Partisë Demokratike. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa tha se vendimi i komisionerit Ilirjan Celibashit ishte i pambështetur në ligj, e ndërsa tha se KAS mori një vendim të drejtë që lejoi që PD të regjistrohet në zgjedhje. “Ishte e pambështetur në ligj dhe dispozitat e Kodit Ligjor. Interpretimet nuk mund të bëhen në kurriz të ligjit, komisioneri duhet të jetë i pavarur. KAS  mori një vendim të drejtë, ky është një moment për të filluar punën për fushatën zgjedhore që është në derë”, tha Sefa.

Lexo edhe :  Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

Rrëzohet Berisha

Në mbledhjen e djeshme, KAS rrëzoi kërkesën e grupimit të Sali Berishës ndërsa kërkesa e grupimit tjetër u pranua pjesërisht. ‘Rithemelimi’ i Berishës e konsideron skandaloz këtë vendim të KAS. Përfaqësuesi i Berishës në KQZ tha se KAS mori atributetet e Gjykatës dhe i dha Alibeajt diçka që edhe ai nuk e kishte kërkuar. “Sot vendimi i KAS është në paligjshmëri të plotë. Sot KAS guxoi të marrë atributet e gjykatës që Gjykata nuk e ka bërë në një vit e gjysmë. Edhe vetë Enkelejd Alibeaj nuk e kishte kërkuar. Për ne kjo ëhstë një maskaradë. Do ta çojmë në Kolegj”, tha Ledio Nuraj. Nuraj tha se nuk ka ende një vendim të formës së prerë, pasi sipas tij vendimit të apelit do t’i bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë. Nuraj tha se Celibashi ka bërë rolin e gjykatësit. Kujtojmë se përpara vendimit të djeshëm nga KAS, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi kishte kërkuar nga grupimi i Alibeajt që deklarata solemne të dorëzohej e firmosur nga ai që rezulton ende si kryetar i PD-së në KQZ, Lulzim Basha. Pas vendimit të KAS, Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike nga grupimi i Alibeajt deklaroi për mediat se vendimi i kryekomisionerit Ilirjan Celibashi ishte i pambështetur në ligj.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV