Çështja Ahmetaj/ Berisha kalon nga “avokati i djallit” në “avokatin e engjëllit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje ish-zëvendëkryeministrin socialist Arben Ahmetaj, duke e konsideruar antiligjore kontrollin e banesës së tij nga BKH. Si ka ndryshuar “raporti i përplasjeve” të opozitës me Ahmetajn kur ishte në detyrë dhe tani pas largimit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu se dhe Partia e  Lirisë po mbajnë një qëndrim pro Arben Ahmetajt, ish-zëvendëkryesministër dhe ministër në qeverisjen e Ramës. Monika Kryemadhi e cila u mor me investigimin e inceneratorët e mabjti të paatakushëm emrin e Ahmetaj. Po ashtu edhe Berisha dje e ka marrë në mbrojtje Ahmetaj. Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama vendosi që të kontrollohet Arben Ahmetaj vetëm sepse u kërcënua nga ish-ministri. “Ka një analogji me kontrollin që u bë te partnerja dhe ish-bashkëshortja e Ahmetajt. Organet ligjzbatuese kanë të drejtë të kontrollojnë në çdo rast, por kurrë në kundërshtim me procedurën ligjore. E kam denoncuar me qindra herë Ahmetajn, por ndaj atij dhe askujt tjetër, procedura joligjore nuk mund të përdoret, vetëm e vetëm pse kërcënoi Edi Ramën. E kërcënoi Ramën, i tha se ti je ai që ka mbledhur 17 firma për 24 orë, se unë si ministër nuk e bëja kurrë. Kërcënoi Don Agaçion, kërcënoi Erion Veliajn dhe tani nuk merret me thelbin, por bëjnë kontrolle pa autorizime. Të turpshme, kontrolle policeske të dënueshme”, tha Berisha. Po ashtu ish- kryeministri tha se hakmarrja ndaj Ahmetaj erdhi edhe për të sfumuar akuzat ndaj vëlliat Olsi Rama. “Rama mendoi se me këtë lajm do mund të eklipsonte lajmin për Olsi Ramën dhe Amant Josifin, mendoi se do eklipsonte shkrimet e tjera dhe tha se fajin e ka vibratori. Ky njeri nuk ngurron të përdorë çdo lloj mjeti në propagandën e tij vulgare për të mbrojtur veten e tij. Ndaj, duke dënuar qëndrimet prej gangsterëve për kontrollet pa autorizim, dënoj edhe qëndrimin që nuk guxojnë të prekin Arben Ahmetaj, se përfundojnë më keq se ai”, shtoi Berisha.

Lexo edhe :  Rama "urdhër" demokratëve: Kush nuk na voton ne, të rrijë në shtëpi më 11 maj!

Ca ndodhi me Ahmetaj?

Arben Ahmetaj dhe partnerja e tij ankimuan në Apelin e Posaçëm vendimin e Shkallës së Parë për lejimin e kontrollit të BKH në banesën e Erjola Hoxhës. Ata kërkojnë konstatimin e pakushtetutshmërisë dhe paligjshmërisë së vendimit të Shkallës së Parë për lejimin e kontrollit të banesës në Hamallaj, në pronësi të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxha, duke e quajtur “akt që cenon sovranitetin e Kuvendit, Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin e Procedurës Penale”. Gjithashtu në ankim thuhet se kontrolli ishte i paligjshëm për shkak se mungonin shkaqet e ligjshme për kryerjen e tij. “Zonjës Hoxha nuk iu garantua e drejta për të pasur praninë e një personi të besuar ose një mbrojtësi të zgjedhur para se të fillonte kontrolli i banesës. Ajo nuk kishte në dispozicion asnjë mjet komunikimi me të cilin të kontaktonte avokatët e saj, pasi telefoni iu sekuestrua menjëherë”, thuhet në ankim. Përmes ankimit, Ahmetaj dhe Hoxha quajnë të paligjshëm edhe kufizimin e lirisë së partneres së Ahmetajt, për rreth 1 orë e 20 minuta, gjatë kohës kur është kontrolluar banesa. Gjithashtu ata ankimojnë edhe marrjen e PIN-it të kartës SIM të telefonit të zonjës Hoxha, pa një autorizim nga ana e Gjykatës.

 

Të fundit

Mitingu i Berishës në Peshkopi, shoferi humb kontrollin dhe përplas efektivin

Aksident i rëndë në dalje të qytetit të Peshkopisë. Drejtuesi i automjetit “Golf” me Alban Shoti ka humbur kontrollin dhe...

Rama “urdhër” demokratëve: Kush nuk na voton ne, të rrijë në shtëpi më 11 maj!

Nga Korça, kreu i PS u ka bërë thirrje qytetarëve korçarë se sikurse dikur ai në 1992, nuk votoi PD, pasi e kishte ndjerë...

Analiza – Tiranë, Korçë dhe Vlorë, cilat janë rezultatet e pritshme të 11 majit?

11 maji po afron dhe ethet e zgjedhjeve parlamentare veçse shtohen. Televizionet kombëtare sonte do të paraqesin sondazhet e fundit, ku do të jepen...

Beteja e trurit me Amerikën, BE ndan 500 mln euro për shkencëtarët

Bashkimi Evropian dhe Franca njoftuan të hënën një paketë stimujsh me vlerë gjysmë miliardi euro për të tërhequr shkencëtarë në kontinent, duke kërkuar të...

VIDEO/ Moti i keq godet vendin e famshëm arkeologjik, evakuohen qindra turistë

Një valë e fortë moti të keq ka goditur Petrën, vendin e famshëm arkeologjik të Jordanisë, duke i habitur vizitorët me shira të rrëmbyeshëm...

Lajme të tjera

Web TV