“Keqardhje që Serbia nuk pranoi”/ Basha: Kurti tregoi lidership

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar diskutimet për marrëveshjen Kosovë-Serbi mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit, gjatë ditës së djeshme në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Basha shkruan në një status në rrjetet sociale se Kurti ka treguar se është në “tryezë me konstruktivitet dhe vullnetin për të nënshkruar një marrëveshje”, por shpreh keqardhjen që kjo marrëveshje nuk është firmosur nga Vuçiç.

Reagimi i Bashës:

Një hap i rëndësishem u hodh sot në Ohër nga Kosova dhe Serbia në rrugën e bashkëpunimit dhe integrimit europian. Kosova nën lidershipin e Albin Kurtit tregoi dhe njëherë se është në tryezë me konstruktivitet dhe vullnetin për të nënshkruar një marrëveshje që i shërben Kosovës por gjithashtu rajonit dhe vetë Serbisë për të hapur një faqe të re paqeje dhe stabiliteti. Keqardhje që Serbia sërish nuk pranoi të nënshkruajë këtë marrevëshje çka do të tregonte përmasën e plotë të përkushtimit për një kapitull të ri të marrëdhënieve të saj me Kosovën dhe BE.

Mirënjohje për BE, Josep Borrell, Miroslav Lajcak për SHBA dhe Gabriel Escobar për përpjekjet titanike për të arritur deri te ky moment. Le të shpresojmë se një dritë e re po çel për Kosovën, Serbinë dhe gjithë rajonin tonë.

Të fundit

Rama porosi vajzave shkodrane mes batutave: Nëse keni simpatizant demokrat me mend…

Kryesocialisti Edi Rama pati një tjetër moment pikant me të rinjtë e Shkodrës në fund të fjalës së tij...

“Bëra shaka kur thashë se do sjell paqen për 24 orë”, Donald Trump më në fund e pranon

Donald Trump, ka folur për herë të parë lidhur me deklaratat e tij para se të zgjidhej president i SHBA-së, ku tha se do...

Real Madrid shpërfill Federatën: pa konferencë, pa stërvitje, pa darkë zyrtare!

Tension para klasikes Barcelona - Real Madrid (nesër, 22:00). Klubi madrilen ka vendosur pak para orës 19:00 që të bëjë një shpërfillje totale ndaj...

Sherr masiv me sende të forta në Lundër të Tiranës, raportohet një person i lënduar

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një rezidencë vilash në zonën e Lundrës, në Tiranë. Raportohet se një person...

Shehaj i kthen përgjigje Nokës: S’ka punuar një ditë, por ka makinë më të shtrenjtë se unë

Në një takim në kryeqytet, Agron Shehaj i ka kthyer përgjigje deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, duke e akuzuar se është...

Lajme të tjera

Web TV